S'patën mundësi të ndjekin mësimin online, rreth 4500 nxënës të ciklit fillor rikthehen në bankat e shkollës! 600 klasa e 2600 mësues në dispozicion

TIRANË- 31 gushti shënon edhe rikthimin e nxënësve në bankat e shkollës, që pas mbylljes për shkak të pandemisë së COVID-19. Kjo hapësirë kohore, pra nga 31 gushti deri në 11 shtator do të shërbejë për të gjithë ata nxënës që nuk kanë mundur dot të bëjnë mësim online dhe vlen vetëm për ata të klasave 1-5 (cikli fillor). 

Report Tv mëson se bëhet fjalë për rreth 4500 fëmijë, që janë kryesisht nga komuniteti rom, egjiptjanë dhe ato të shtresave në nevojë që nuk kanë pasur akses për të ndjekur mësimin online. Në dispozicion janë vendosur 2600 mësues.

"Bëjmë me dije se në datën 31 gusht deri në 11 shtator do të zhvillohen mësime plotësuese VETËM me ata nxënës të klasave 1-5 (cikli fillor), të cilët nuk kanë pasur akses dhe mundësi gjatë periudhës së mësimit online, mars–maj 2020. Ky program plotësues i pajis këta nxënës me njohuritë dhe aftësitë gjuhësore dhe matematikore që i përkasin programit mësimor, të zhvilluar në periudhën mars-maj 2020", njoftoi më herët Ministria e Arsimit.

Gazetarja Doris Sallaku ka qenë ditën e sotme në shkollën " Dora D'istra", ku ka bërë një panoramim të qartë se si nis një ditë mësimi në shkollë pandemie. Ajo bën me dije se n kanë qenë në rresht në oborrin ne shkollës, me distancë! Mësuesi kujdestar ka zbritur në oborr, i kanë shoqëruar deri në klasa. U është matur temperatura, si dhe kanë dezinfektuar duart dhe këmbët. Në klasa janë jo më shumë se 10 nxënës, teksa mësimi do të zgjasë deri në orën 12:30.

Ashtu, siç është parashikuar në protokoll, të gjithë nxënësit rekomandohet të jenë të pajisur me maska dhe të ruhet distanca sociale, masë kjo e cila është e mundur të zbatohet edhe për shkak të numrit të pakët të nxënësve të cilët do jenë të ndarë në 600 klasa. Ndërkohë, viti i ri shkollor 2020-2021 pritet të nisë me 14 shtator.

(Kliko këtu) Protokolli i plotë për hapjen e shkollave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Sot rinisi shkolla/ 'Mesazhi' për COVID-in në dërrasën e zezë... fundi dhe fillimi i një epoke të re (FOTO)

 "A kanë të drejtë kafshët të ngacmojnë gomarin? Pse?
Kafshët nuk kanë të drejtë të ngacmojnë gomarin.
Edhe gomari ka të drejtë të argëtohet"
... ishte kjo detyra e fundit e nxënësve të shkollës fillore në Tiranë " Gustav Majer", para se shkolla të mbyllet si pasojë e pandemisë.

Detyra mban datën 9 mars, kohë e cila përkon edhe me vendimin më mbylljen e godinave arsimore si një masë mbrojtëse për shëndetin e tyre dhe të familjarëve. Ajo vijon të jetë e shkruar në dërrasën e zezë dhe pritet që të fshihet sot nga duart e fëmijëve të vegjël, si një fund dhe fillim epoke të re, asaj të mësimit në kohë pandemie.

Me maska në fytyrë dhe me distancë nga njëri- tjetrin, nxënësit janë rikthyer në bankat e shkollës, për një përsëritje të mësimeve që kanë bërë online, para se të nis zyrtarisht viti i ri shkollor (14 shtator).

1598871220_13f2e34ac9404686aad00e738bedd37d.jpg

'Mesazhi' në dërrasën e zezë
Ora 12:28
Nuk kishin akses 'online', nis mësimi për zëvëndësimin e orëve të humbura në Kukës dhe Tropojë

Sot ka filluar mësimi në 9 shkolla të fshatrave te thella malore të Kukësit, të cilët  nuk kanë mundur të ndjekin mesimin online gjatë kohës së pandemisë në mars-maj për shkak të mungesës së internetit gjatë pandemisë.

Në Kukës janë rreth 35 nxënës që do e ndjekin mësimin dy jave. 20 mësues janë për dhënien e mësimit. Raportohet se të gjithë janë paraqitur në shkolla për vijimin e mësimit.

Nga 20 shkolla Në Has, janë hapur sot 18 prej tyre ku kanë filluar mësimin 234 nxënës nga klasa  e parë deri në klasën e pestë dhe janë angazhuar 29 mësues ndërsa, në Tropojë janë hapur 5 shkolla me 500 nxënës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 31/08/2020 11:06

    Uroj proces te normalizuar mesimor per femijet e Shqiperise tone.Mos e provofshin me mbylljen e shkollave.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas

Atentati në Vlorë, Kevin Hajrulla u qëllua nga disa plumba në bark, ndodhet në gjendje të rëndë! Flet një dëshmitar: Sapo dëgjova të shtënat u shtriva barkas