Pas ndeshjes së humbur me rezultatin 2-1 ndaj Kroacisë, kapiteni i Anglisë Harry Kane është shprehur se edhe pse u eliminuan, skuadra e tij ia doli të rikthente krenarinë tek fanella e kombëtares.
Ne i dhamë gjithçka fanellës. Të jemi krenarë dhe mbajmë kokën lart, kemi bërë një rrugë të gjatë, sidomos dy vjet nga më parë. Tani të gjithë kanë një ndjenjë krenarie për kombëtaren.
Harry Kane, kapiteni anglez
Skuadra e Anglisë nuk e kishte arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Parë Botërore që prej turneut të Italisë në 1990. Tanimë Anglia do të luajë ndaj Belgjikës më 10 korrik për të siguruar vendin e tretë të këtij kompeticioni, ndërsa finalja e madhe do të luhet mes Francës dhe Kroacisë.
Komento