“Dy miq kam në këtë jetë. I pari është kryeministri Edi Rama, i cili më ka përcjellë në Rinas, për kurim në Itali. Më ka puthur në ballë dhe më tha Zoti do ta bëjë më mirë. Dhe për tre muaj rresht ai mbajti kontakte me mjekët e mi atje. I dyti është njeriu që po më ndërton varret e fëmijëve. Mik shtëpie, mik buke, mik me shpirt”. Këto janë fjalët e Albert Carës nga Thumana, i vetmi i mbijetuar nga familja e tij, pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili asokohe u dërgua për kurim të specializuar në shtetin italian. Sot Alberti, edhe pse i vetëm dhe me dhimbjen e humbjes së të gjithë pjesëtarëve të familjes së tij, banon në Kamëz, në një apartament që i është dhuruar me financim nga qeveria shqiptare.
Në një video për ERTV, Cara ka shprehur falenderimin, që siç thotë ai, nuk mjafton me fjalë, për ndihmën e dhënë nga qeveria shqiptare, lidhur me kurimin e tij jashtë shtetit dhe më pas blerjen e apartamentit në Kamëz. Në të njëjtin pallat me Carën, u janë dhuruar apartamente nga bashkia Kamëz, edhe 5 familjeve të tjera të Thumanës që humbën të dashurit e tyre në 26 nëntor.
Për ERTV, foli edhe Aurel Lala, djali i vogël nga Thumana që në 30 nëntor të vitit 2019 kërkoi të takonte nga afër në spital, Kryeministrin Rama. Sot Aureli banon në një nga pesë apartamentet e dhuruara për ta në Kamëz. Babai i tij, Rolandi, rrëfeu se ai dhe familja e tij sot, falë mbështetjes së qeverisë, nuk ndihet vetëm dhe se Aureli ka nisur tanimë një jetë të re, me miq të rinj në Kamëz.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29