Humbi gjurmët përpara 17 viteve, familjarët: Miku i tij di të vërtetën, Mehdiu përshkoi rrugën Prizren-Tiranë me euro false për këmbim

U largua nga shtëpia më 1 shtator të vitit 2001, nga fshati Nangë, i Kukësit. 45-vjeçari Mehdi Shehu u tha familjarëve se do të largohej në drejtim të Prizrenit me qëllim për të rregulluar makinën. Në dijeninë e familjes ai është larguar nën shoqërinë e  një shtetasi kosovar, me emrin Argjend Berisha. Miqësia e tyre prej një viti, kishte lindur që kur ndodhi eksodi i kosovarëve në kohën e Luftës në Kosovë.

Pasditen vonë të 1 shtatorit u tha famijarëve se nuk do të vinte atë natë. Kur mberriti nuk mori telefon, pasi nuk kishte telefon as famija as ai. Të nesërmen Mehdiu nuk u kthye në banesë. Nuk arriti të komunikonte që nga ajo ditë me familjarët, pasi as këta të fundit, as Mehdiu nuk kishin një telefon asokohe. Pas afro katër ditë nga largimi i Mehdiut, vëllai Kujdesi Shehu u nis drejt Prizrenit tek vendi ku mendohej se kishte shkuar Mehdiu, në tregun e makinave, pasi vetë miku i 45-vjecarit, Argjendi merrej me shitblerje makinash. Ky i fundit i pohon se e kishte përcjellë deri ne doganë dhe Mehdiu ishte nisur për Tiranën rreth orës 11 e 30 të natës se gjoja i kishte dhënë euro false për t’i këmbyer në Tiranë.

Atë ditë ndodhi një fatkeqësi në familje, vdiq babai dhe familjarët nuk iu futën më kërkimeve për Mehdiun. Ndërsa vetëm pas disa muajsh bënë një denoncim në policinë e Kukësit. Dyshimet e familjarëve mbeten tek miku i tij Argjendi,  pasi sipas tyre vetëm ai di të vërtetën tregon rreth fatit të 45-vjeçarit. Mehdiu ka vite që lë në ankth zemrat e familjarëve të tij, bashkëshortes dhe 4 fëmijëve.

Bashkëshortja e Mehdiut, Lulja Shehu ka qenë këtë të premte në studion e "Pa Gjurmë", për të rrëfyer më nga afër dhimbjen e saj si dhe ditën e fundit kur ka parë Mehdiun.

"Ka qenë në Prizren, ka ardhur, ka bërë një dush dhe është larguar sërish për në Prizren.Nuk komunikoi gjatë, na tha thjesht se do të largohej për të rregulluar makinën. Na tha se do të kthehej vonë, por ai s’u kthye në shtëpi. Në atë kohë nuk kemi pasur telefon. Më pas vëllezërit e tij u nisën drejt Prizrenit, pas katër ditësh Mehdiut i babai. Në atë kohë sikur u shkëputëm nga muhabeti i tij, menduam se mos ishte nisur drejt Greqisë, sepse e kishte shprehur më parë dëshirën", u shpreh ajo. 

Më tej, Lulja tregoi për moderatoren Odeta Dumen vështirësinë që ka për të folur me fëmijët në lidhje me të atin e tyre."Mehdiu është babai i katër fëmijëve, sot janë rritur, i madhi është 22 vjec. E kërkojnë dhe e duan shumë babain e tyre. Më pyesin se përse u largua babi, përse ndodhet larg tyre. E kam shumë të vështirë t’u kthej përgjigje sepse ai nuk ishte pranë kur ato ishin duke u rritur. Të rrisësh katër fëmijë pa bashkëshort është shumë e vështirë", rrëfeu bashkëshortja e Mehdiut.

Nga ana tjetër e studios "Pa Gjurmë" u rrëfye edhe i vëllai i Mehdiut, Kujdes Shehu. Teksa tregoi peripecitë e kaluara, Kujdesi rrëfeu edhe takimin me një shqiptar në Mal të Zi i cili i kishte thënë se i vëllai është i gjallë.  "Vëllai im i mbante flokët e gjata, më tha që i ka shkurtuar. Emri nuk ma tha por më tha që nuk e pres në besë se e kam shok të ngushtë. Më shihte me shumë cudi se ngjajmë goxha. Më coi dhe tek shtëpia ku thoshte se qëndronte, por ai më tha se ishte larguar prej aty", tha Kujdesi, i cili edhe në studio e ripohoi dyshimin e tij, se Argjend Berisha di shumë më tepër nga cfarë ka treguar. "Vëllai im e ka ndihmuar Argjendin por ai e përdori atë. Argjendi nuk tregon të vërtetën sepse besoj se mos i bën presion ndokush", u shpreh ai më tej. Kujdesi rrëfeu më tutje se i ishte drejtuar edhe Maqedonisë, ku kishte pyetur në një nga burgjet e saj për të vëllain. Por, Kujdesi deklaroi se nga aty nuk ka marrë asnjë përgjigje që do të mund të konfirmonte ekzistencën e tij.

Në fund të emisionit, bashkëshortja e Mehdiut i bëri thirrje Argjend Berishës që të tregojë të vërtetën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë