Humbi këmbën 12 vjeçe, sot një infermiere e përkushtuar

Të rrallë janë njerëzit që i buzëqeshin jetës me të gjitha vështirësitë e saj dhe jo vetëm me suprizat e bukura që jeta na sjell. Dhe Fjoralba Lushi është pikërisht një ndër këto persona të rrallë, e cila vlerëson gjithçka të bukur, por edhe vështirësitë apo të papriturat që jeta ka rezervuar për të.

Ajo ishte vetëm 12 vjeç kur një aksident fatal do t’i ndryshonte jetën përgjithmonë, duke i amputuar këmbën:

’ Unë po ikja për në shkollë, ishte ditë me shi, kështu me bubullima dhe nuk është se më pa makina që më aksidentoi kur po ikja për shkollë, në autostradën e Rinasit, pata një përplasje me makinë, pra më përplasi një makinë dhe realisht nuk mbaj më mend asgjë dhe kam qëndruar e pavetëdijshme për një kohë të gjatë pastaj familja ishte ajo që më qëndroi afër gjatë gjithë kohës për çfarëdolloj gjëje, isha dhe shumë e vogël, dhe e përjetuam shumë keq që të gjithë. Ne jemi familje e madhe, 6 fëmijë të gjithë ishim shumë keq, me mua në krye, ishte periudha që unë pata një amputacion të këmbës, nuk po më qarkullonte gjaku dhe duhej prerë këmba poshtë gjurit…kjo ndodhi disa ditë më vonë, dhe unë nuk isha e vetëdijshme….. unë isha shumë e vogël dhe nuk më treguan që nuk e kisha më këmbën, e kisha humbur dhe kur e mjekonin gjithmonë mami mbante çarçafin përpara, më pas e kisha kuptuar avash avash vet ndërsa një dark e pyes mamin që cfarë kam tek këmba sepse e shoh që e kam më të lehtë se tjetra dhe këmbën tjetër e kisha thyer dhe kisha proteza në këmbë  ndërsa pjesën tjetër e kisha humbur dhe mami po përpiqej të më shpjegonte që njëra isha më e rëndë për shkak të protezës…..por që unë e kisha kuptuar dhe kishte momente që unë thoja më dhemb gishti i madh i këmbës por të jep ndjesinë e dhimbjes së gishtit dhe mbaj mend që prindërit vetëm qanin sepse dyfish që nuk e dija, dyfish për dhimbjen….nuk e kisha kuptuar rëndësinë e humbjes së këmbës edhe kur ma shpjegoi mami nuk reagova keq….pastaj me kalimin e kohës e kuptova sa humbje e madhe ishte’’ u shpreh ajo.

Ajo u shpreh se kjo ka ndikuar gjithmonë në jetën e saj sociale, ka qenë një kompleks që është munduar ta fsheh, por tashmë gjithçka ka ndryshuar.  

‘’ Deri vonë unë e kam pasur këtë idenë që kur më pyesnin se cfarë të ka këmba, kisha vetëm një shprehje kam probleme me këmbën, dhe kaq nuk e zgjasja, nuk e tregoja. Kam pasur shumë probleme për ta treguar, vishesha në një formë që mos të vihej re, edhe ecjen e kam shumë të mirë fatmirëisisht, nuk është se vihet re por që normal kur ulesh, pantallonat ngushtohen tek këmba dhe detyrimisht vihen re.

Ti e ke problem kur ta shohin protezën?

‘’ Unë e kam problem sepse edhe tek grupi futbollit mund të jem unë e vetmja që nuk e heq protezën.

Ndërsa tregon për grupin e futbollit, që ka krijuar bashkë me vajzat e tjera që kanë probleme me gjymtyrët:

’ Ne jemi një grup futbolli që jemi të gjithë kështu me gjymtyrë të amputuara, grupi futbollit është shumë i mirë, jemi shumë të lumtura dhe e kuptojmë mirë njëri -tjetrin, kemi vendosur të lozim top me paterinca dhe siç po thosha që unë jam e vetmja që nuk e heq protezën për të lozur me paterica’’ thote ajo.

Fjoralba tregon edhe historinë e saj të bukurës të dashurisë, e cila i ka dhënë forcë për të shmangur cdo vështirësi:

‘’ Ne kemi diku tek katër vite që jemi njohur dhe bënte shaka me faktin që unë se kisha këmbën që unë të hapesha sepse ai e shihte se sa problem e kisha. Jam shumë e lumtur që më ka bërë në këtë lloj forme, se dikur e tregoja historinë time si të trishtë, falë atij sot them s’kam asnjë gjë, sepse edhe kur të pranojnë të tjerët ashtu siç je edhe ti ndjehesh e sigurtë, ke besim në vetvete …

Fjoralba tashmë është infermiere në krye të detyrës, si një heroinë e vërtetë ajo shërben në spitalin infektiv, ku aktulisht po kurohen të prekurit nga Covid-19, një detyrë e cila nuk është aq e lehtë por të cilën ajo e kryen me shumë dashuri, ndërsa tregon edhe për gjendjen e pacientëve brenda Infektivit:

‘’  Për momentin ne jemi familjarët, jemi mjekët, infermierët, të afërmit, shoku, shoqja ata vetëm neve na kanë për momentin dhe janë shumë kurioz si jemi ne jashtë pavionit, janë shumë kurioz madje të thojnë ke Facebook të shohim si je në të vërtetë ato që janë në gjendje të mirë… Patjetër krijon afeksion, kam nja dy pacientë që më dhimbsen në shpirtë, njëri është 24 vjeç dhe është më shumë i frikësuar se sa i prekur dhe ai kërkon shumë mbështetje që ti qëndrosh aty gjatë gjithë kohës dhe fakti që është i ri, nëmoshë me mua e përjetoj kështu. Pastaj një pacient tjetër është patrioti im dhe atë e dua….fiksohesh keq me pacientët, unë ka raste dal dhe i kam sytë e fryrë të ënjtur….’’ thotë ajo për situatën aktuale.

Ajo ka forcë dhe kurajo dhe këtë e tregon edhe vendimi për të shkuar në Itali gjatë kohës së pandemisë për të ndihmuar:

‘’Atëherë ishte shumë e frikshme, nuk dinim asgjë, në momentin që shkelëm në tokën italiane ishim të gjithë si të frikësuar….Dy ditët e para na prezantuan me stafin e pavionit e repartit… Dhe pastaj vazhduam direkt. Detyra ime ishte në terapi, që bënin cdo ditë, dhe mjafton që futeshe nga katër orë, pesë orë visheshe dhe për pesë orë nuk dilje nga aty. Nuk ishte vetëm pjesa e terapisë por ato nuk kishin askënd, do e ushqeje,  do i rrije afër, më shumë bëje psikologen sesa infermieren ’’ shprehet ajo.  

Pavarësisht rrugëtimit të vështirë, Fjoralba ia ka dalë të jetë sot një vajzë në karrierë dhe të vlerësojë çdo të papritur që i sjell jeta.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja