Humbi kontaktet nga Greqia para 18 vitesh, familjarët: Pronari grek në Larisa di të vërtetën

Gjergji Zhupani u largua drejt Greqisë, në vitin 2000. Po në këtë vit ai punoi rreth 7-muaj, në një zonë të Larisës.Po në këtë vit në komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjarët, këta të fundit pohojnë se Gjergji iu kishte thënë se kishte marrë kercënime nga dy shtetas shqiptarë atje, të cilët ishin me origjinë nga Korça. Pas kësaj telefonate dyshuese, arsyen e kërcënimeve për të cilat nuk morën vesh kurrë, Gjergji vijonte të merrte rregullisht familjen, përgjatë një muaj nga ky episod. Fundi i marsit të vitit 2000 ishte e fundit, data 25 kur familjarët humbën çdo kontakt të mundshëm me 37-vjeçarin nga Gramshi.

Familja e tij që sot jetojnë në qytetin e Durrësit prej vitesh është ende në pritje të një të vërtete mbi fatin e Gjergjit. Familja beson ende dhe sot se Panajot Bogdanos, pronari tek i cili pati punuar i riu 37- vjeçar, din të vërtetën, pasi me të ai punonte dhe jetonte në shtëpinë e tij, ndërsa merrej me punët me blegtori. Në komunikimin e fundit që ka patur, vëllai paratë që Gjergji fitoi tek pronari grek, ky i fundit ia ka dorëzuar Verionit. Ndër të tjera shtetasi grek i ka pohuar se Gjergji, i cili ishte pa letra, ndaj kjo punë zgjati tek ai nuk zgjati shumë dhe Gjergji u largua. Dyshimi i familjarëve mbetet se Gjergji mund të ketë lëvizur në një tjetër vend.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet