Policia ka arrestuar një 32-vjeçar për aksidentin e së mërkurës në aksin Mjedë-Spathar në Shkodër.
Sipas policisë, personi me iniciale Zef Buçaj, i cili drejtonte automjetin, “ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.”
Drejtuesi i automjetit dhe 24-vjeçari Ndok Çokaj, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa Arol Nikaj, 22 vjeç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Komente












