Një 43-vjeçar është vënë nën hetim nga policia, pasi ditën e djeshme teksa drejtonte automjetin e tij kamion, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke shkaktuar një aksident ku mbeti i dëmtuar bashkë me një person që e shoqëronte.
Në lidhje me aksidentin është lënë nën hetim në gjendje të lirë, Xh. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në rrugën "Bishnicë-Shpellë", duke drejtuar një kamion, tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë ai është dëmtuar së bashku me pasagjerin që e shoqëronte L. Ç., 25 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga verifikimi i kryer dhe gjatë kontrollit të ushtruar në kamionin që 43-vjeçari drejtonte, u gjet një sasi drush të cilën Xh. Ç. po e transportonte pa dokumentacionin përkatës.