Humbi rrugës drejt Greqisë, 4 muaj i zhdukur, familja në kërkim të 41-vjecarit

Nikoll Beleshi është fëmija i 6-të nga 12 fëmijët e familjes së madhe Beleshi, me prindër Liza dhe Ndrec, nga Mirdita. Viti 1997 e gjen Nikollën në Greqi, asokohe një adoleshent. Në Athinë fillon punë në ndërtim dhe gjatë kësaj kohe ai njihet me një vajzë nga Fieri, Anën me të cilin nisën sëbashku një marrëdhënie. Finalizimi në bashkëjetesë mes tyre solli në jetë në vitin 2003 djalin, që mori emrin e gjyshit, Ndrec, i cili sot është një 16 vjec. 4 vjet zgjati qetësia mes ciftit deri kur Nikolla ra pre e konsumimit të alkoolit.

Jeta nisi të bëhej edhe më e vështirë, kur ai nisi të dhunonte në mënyrë sistematike, bashkëshorten e tij, Anën. Kjo e fundit duke mos duruar këtë situatë të dalë jashtë kontrollit vendos të divorcohet nga Nikolla. Djali nga Mirdita vendos të kthehet në Shqipëri në vitin 2011, pranë familjes në qytetin e Lezhës. Rinis një jetë të re në atdhe, ndërsa gjen punë në Gjirokastër dhe Sarandë, punë në ndërtim të cilën e bën për afro dy vite më radhë. Në vitin 2012 niset drejt Greqisë, ndërsa kapet nga policia. Një shok i tij Shoku i tij Fatjon Deda i komunikon familjes se Nikoll ishte në burgun e Lamias.

Pasi kryen dënimin ai ktheht përsëri në Lezhë për të punuar atje, ndërsa vijonte të kishte kontakte të rregullta me djalin e tij, I cili ndodhej në Greqi bashke me të ëmën. Ai flet me familjarët dhe i pohon se po nisej drejt Greqisë për të takuar djalin. Me kartën e identitetit me vete ishte data 17 nëntor 2018,  kur Nikoll do të nisej me destinacion Greqinë, destinacion i cili nuk përkoi me atë se cfarë i kishte komunikuar motrës. Ai nuk mbërriti dhe me djalin nuk u takua. Familja denoncon humbjen e Nikollës edhe në Shqipëri edhe në Greqi, pasi që prej 5 muajsh nuk dihet më asgjë për fatin e 41-vjecarit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen