Humbja e PD-së në 6 bashkitë, Boçi: Mospjesëmarrja në zgjedhje, mosbesim ndaj opozitës! Zgjedhësit mohuan logon e PD-së! Alarmante, ka një urrejtje në vend ndaj politikës

Humbja drastike e Partisë Demokratike në të 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit, duke e nxjerrë madje edhe forcë të tretë, rriti presionin e deputetëve për kryetarin e partisë, duke i kërkuar që të mbajë përgjegjësi. Megjithëse Lulzim Basha e pa mospjesëmarrjen në zgjedhje si faktor që është në favor të opozitës, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i rreshtuar krah, Sali Berishës, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se mospjesëmarrja tregoi mosbesimin tek opozita.  

'Pjesëmarrja e  ulët është mosbesim ndaj opozitës. Në bindjen time i përkasin opozitës ato që nuk marrin pjesë. Pjesa e që nuk ka ardhur të votojë është pjesa që ka humbur besimin ndaj opozitës dhe luftës së brendshme brenda PD-së. Në kutitë e votim shkoi vetëm pjesa partiake.’- tha Boçi.

Deputeti demokrat, u shpreh se shumë zgjedhës mohuan edhe logon e Partisë Demokratike. Boçi tha se është alarmante fakti që ka një urrejtje ndaj politikës në vend, pasi votuesi po përçmon politikën.

‘Nuk u votua logoja, e PD-së, u refuzua logoja. Pritet ndonjëherë pse nuk reagojnë njerëzit, por indiciet i marrin nga forcat opozitare. Kur hesht një nga partitë kryesore në opozitë dhe bashkëpunon me atë që i ka vjedhur votën, votuesi reagon. Nëse ka një alarm sot, është përçmimi që ka votuesi shqiptar ndaj politikës. Ka një urrejtje ndaj politikës. Politika është përgjegjëse dhe në retorikë dhe në përçmim. Pala tjetër e merr mban me punësime. Ka ikur pjesa revoltuese. Mekanizmi i votës është prishur në Shqipëri.’- u shpreh Boçi.

Zgjidhjen për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, Boçi e sheh tek hapja e rrugës për garën e brendshme në parti dhe zgjedhjen e një kryetari të ri.

‘Të bëhet garë dhe të hapet rruga në PD, ai që merr mbështetje maksimale nga anëtaret e PD-së pastaj ka moralin të dalë para demokratëve. Çdokush që pretendon dhe do të votohet nga anëtarësia duhet të garojë, është një garë e hapur. Nuk mund të ketë kandidat të paracaktuar dhe fitues të paracaktuar e aq më tepër kur ka rënë besimi.’- tha Boçi.

Zgjedhjet e 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • luan: 08/03/2022 18:29

    Shqiptaret jane ngopur deri ne gryke me fytyrat me te urryera e qesharake te PD-se zoti Boci dhe ato jane fytyrat e Berishes, qe ka nje mal me krime mbi kurriz dhe qe ti dhe shume qe e quajne veten "politikane" por qe jane ushtare te bindur e pa tru te tij, te refuzoni me ngulm ta kuptoni dhe i shkoni pas si bagetite se mos ben shurren rruges qe te pini ndonje pike si dhe fytyra e Bashes,qe eshte prodhimi industrial i tij,kopja me e shemtuar e tij,qe i ka ikur drejtesise me procedure....Mos tu genjeje mendja se fakti qe moret me shume vota ne raport me Bashen eshte fakt se keni te ardhme.Te ardhme keni,por per te shkuar kokeposhte,drejt cilesimit si parti "Non grata" meqenese nuk u mjaftuat me shpalljen e tij si i padeshiruar nga USA.Shpetimi juaj dhe i vendit eshte dergimi i ketyre te dy fytyrave perpara drejtresise,gje qe nuk besoj se do ta beje Arben Kraja kete 9 vjecar,por pas ikjes se tij edhe mund te ndodhe.Pa hapur gare te ndershme per kryetar te ri dhe pa ndryshuar menyren e te berit politike do shkoni duke u zvogeluar e do konkuroni me particken SHPK te Mete Monikes gradualisht.Ka ardhur koha qe njerez e figura politike si Fatbardh Kadilli te dalin ne krye te ketij formacioni politik dhe te ndryshoje rrenjesisht truri politik destruktiv i kesaj partie!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë