Humbja me Izraelin/ Braçe: Kur një federatë ka qëllim bastet, ekipi nuk ka rëndësi

Humbja me Izraelin/ Braçe: Kur një federatë ka qëllim bastet, ekipi nuk ka rëndësi

Deputeti socialist, Erion Braçe

TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe, kësaj here i ka bërë opozitë kombëtares kuqezi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe ka bërë një analizë të lojës së djeshme, duke thënë se ajo reflekton të ,gjithë atë se çfarë ndodh në prapaskenë të orkestruar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Për Braçen, për kur një federatë ka qëllim bastet, ekipi nuk ka asnjë rëndësi.

“Mbajeni lidhur Myrto Uzunin! Mbajeni në stol se ai nuk ka menaxher, është i thjeshtë, kokëulur, pa zë, modest dhe i zoti; Nuk ju duhet një i tillë! Eshtë tmerr;Uzuni lidhur në stol, Broja i lidhur në fushë-shiheni, askush nuk i pason, edhe kur ndodh askush nuk shfrytëzon epërsite e tij; Gjithcka e krijoi vetë! Jemi të fundit në një grup qesharak! Sepse nuk kemi ekip; përveç portierit asnjë lojtar nuk ishte në pozicionin e tij, në atë që di të bëj; për këtë, ekipi nuk është i bashkuar, përkundrazi është i shpërbërë. Nejse, zgjidhja eshte: Sot ikën Reja dhe shpëton Mandi i FUBIT!Kur një federatë ka qëllim Bastet, ekipi nuk ka rëndësi”, shkruan Braçe.

Mbrëmjen e djeshme, kuqezinjtë janë mposhtur 2-1 nga Izraelit dhe për rrjedhojë kanë dalë jashtë objektivit për të kapur kreun e grupit në Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshja e ardhshme do jetë kundër Islandës më 27 shtator në Air Albania. Kjo është humbja e dytë që Shqipëria merr ndaj këtij kundërshtari në Ligën e Kombeve, pasi në qershor u mposhtëm po 1-2.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre