Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 kundër Polonisë të enjten në Varshavë duke i dhënë fund ëndrrës së madhe për të kaluar për herë të parë në grupet e një Kupe Bote.

Eduard Abazi, Ish-Futbollist i Kombëtares tha sot për Report Tv se humbja me Poloninë ishte për shkak se Sylvinho ishte në gjumë. Sipas tij ai gaboi me përzgjedhjen e lojtarëve.

“Sylvinho ishte në gjumë, nuk e pa të arsyeshme të bënte ato që duhet bërë. Ai gaboi në përzgjedhjen e lojtarëve gjatë 90 minutave. Për mua cikli i tij është e mbyllur. Gjatë 23 viteve ne kemi ndryshuar shumë trajnerë në krahasim me vendet e botës, Brazili, Hollanda, Gjermania, Kroacia. Nuk kemi pasur një ide të mirë loje për ekipin tonë kombëtar. Lojëtarët që vijnë nga jashtë janë të formuar në klubet e tyre dhe kur vijnë te ne nuk i orientojnë mirë ose nuk zgjidhen ata lojëtarë që mertiojnë të jenë në ekip kombëtar dhe kjo është përgjegjësia Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit”, tha Eduard Abazi.

Abazi thekson se përzgjedhja e lojëtarëve të Kosovës në ndeshjen me Sllovakinë ishin të përzgjedhur mirë ndryshe nga Shqipëria. Ai shton se në kampionatin shqiptar s'ka progres e as meritë.

“Tek Kosova luajnë lojëatarë që janë të etur për t’i shërbyer kombit. Meritokracia sundon te Kosova, përzgjedhjet te Kosova janë më të mirë se ne. Në kampionatin shqiptar s'ka progres e as meritë. Është bërë një konfuzion i tepërt në ekipin kombëtar”, shtoi ai.

Sipas Abazit ka ardhur koha që në krye të ekipit kombëtarë të jenë shqiptarë, pasi ata e njohin më mirë historinë tonë të futbollit.

“Që në fillim ishte një përzgjedhje jo e rregullt. Ne kemi fituar lojëra vetëm me mesfushën dhe mbrojtjen, pa i dhënë mbështetje sulmit. Ne vazhdojmë mendimin që të mbrohemi dhe pastaj çfarë të dali se ne jemi Shqipëri. Ka ardhur koha që të mendojëm që stafet tona teknike të jenë shqiptarë. Neve si publik kërkojmë të kemi suksesin dhe të vendosen pikat mbi ‘i’. Ne kemi një krye një president që se ka ditur çfarë ka qenë futbolli”, theksoi Abazi.

Në fund të intervistës Abazi tha se ne duhet ta fitonim këtë ndeshje, por me shumëkeqardhje nuk ia dolëm.

“Ishte një lojë që ne duhet ta fitonim, por me keqardhje nuk e fituam. Ky trajner e ka mbyll ciklin dhe duhet të largohet. Mendoj se në krye duhet të kemi një trajner shqiptar. Kjo do të jetë më shumë si një stërvitje. Neve arritëm në nivelin zero, prandaj ka shumë gjëra që duhen rigjeneruar. Neve duhet të forcohemi”, nënvizoi Abazi.