Humbjen në 6 bashki në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj e konsideron si një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi. Gjekmarkaj thotë se PD nuk mund të akuzojë askënd pos vetes, ndërsa thekson se çdo justifikim është i papranueshëm. Deputeti demokrat bën thirrje që PD duhet të mbledhë me urgjencë organet e saj dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ato që çuan në këtë katastrofë elektorale. Ai paralajmëron dorëheqjen duke shtuar se është i gatshëm që të mbaj përgjegjësi, pasi nuk do t'i shmanget asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë.

'Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.  Përtej çdo rrethane kunder nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askend pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem! PD duhet të mbledhe sonte me urgjence organet e saj dhe të nxjerre përgjegjësitë që çuan në këtë katastrofë elektorale. Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj pergjegjësinë time. Nuk do t'i shmangem asaj per asnjë arsye apo interes që bie në kundershtim me vullnetin e shoqerisë dhe parimet e mia etike.'- shkruan Gjekmarkaj.

Lulzim Basha pësoi një disfatë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, ku e renditi Partinë Demokratike për herë të parë, në 5 bashki si forcë të tretë. Pas saj renditej Sali Berisha pas koalicionit që bëri me LSI-në, ku madje arriti të fitonte bashkinë e Shkodrës. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste me në krye Edi Ramën fitoi, 5 Bashki, Vorën, Dibrën, Rrogozhinën, Lushnjen dhe Durrësin.


Lajmi kryesor:

Humbi 6 bashkitë e doli forcë e tretë, Bashës nuk ia falin deputetët e tij: Duhet të ikësh, të shpëtojmë partinë! Kreu i PD: 6 marsi ishte kurth, ose rrimë bashkë ose ia dorëzojmë Berishës