Humbja e PD-së në zgjedhje, jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi

Humbja e PD-së në zgjedhje, jep dorëheqjen anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Indrit Vokshi

Indrit Vokshi

Pas humbjeve të PD-së në 6 bashki, Indrit Vokshi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ka dhënë dorëheqjen si anëtar i Këshillit Kombëtar. Lajmin e ka bërë vetë me dije Indrit Vokshi, në një postim në rrjetet sociale ku thotë se Partia Demokratike nuk mori as shumicën e votës së saj tradicionale. Vokshi thekson po ashtu se nuk do të bashkohem as me 'opozitën e vërtetë' Sali-LSI as do të kthehet tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt.

'Nuk do të bashkohem as "opozitën e vërtetë" Sali-LSI as do të kthehem tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt. Po shpëtoj prej tyre, po shpëtoj prej detyrimit për t'i sqaruar e për të diskutuar me ta, po çliroj veten me ketë rast.'- shkruan Vokshi.

Postimi i plotë

Largohem nga Këshilli i PD

Nuk është qëndrim emocional por akt i gjykuar ftohtë prej mbrëmë.

Nuk jam larguar as nga shantazhi përmes lëvizjes foltore. Nuk jam larguar as nga përbetimi i milicisë politike të Sali Berishës se "do i nxjerrim me shpulla nga selia". Nuk jam larguar as kur u rrethua selia, as më pas.

E dini pse? Sepse smundet askush të më detyrojë me intimidim për të bërë një veprim të caktuar. E shumta i përçmoj ose tallem me ato sjellje. Mund të ngjaj i qeshur e njeri që bën shaka gjithë ditën ngaqë nuk bëj manovra banale force por se po bën efekt intimidimi, nuk ndodh.

Nuk jam larguar as nga koncerti i stadiumit, as nga referendum-procesioni Shën-Saliut dhe besimtarëve të tij me 18 dhjetor, pasi të gjitha kanë qenë të dyshimta dhe ka qenë vullnet i paverifikuar. (E dimë ne si bëhen proceset).

Pse po largohem sot nga Këshilli?

Arsyeja është kjo: si pozite personale unë kam qenë i mbështetur tek militantizmi i PD-së. Militantizmi qartësisht ka ikur pas Sali Berishës dhe Ilir Metës. (Arsyet i analizojmë herë tjetër).

Kjo dmth se skam më bazament legjitim ku t'i vë këmbët. Sot u verifikua që në ketë forum ku jam prej dhjetorit 2018, po rri tashmë në ajër, pa bazament nën këmbë.

Partia Demokratike nuk mori as shumicën e votës së saj tradicionale. U morën aq vota sa mundën të marrin kandidatët. Shumica e elektoratit të djathtë dhe gri, bojkotoi zgjedhjet, pati pjesëmarrje 30% dhe kjo tregon se njerëzit nuk denjuan as të dalin të shkojnë deri tek kutia "për ne".

Në këshill kemi bërë marrëzira, jemi bërë noterë dhe dorëngritës të planeve Berisha-Basha-Meta për rrëzim me djegie mandatesh e bojkot të bashkive, kemi marrë pjesë në katastrofë. Kemi pasur bazament sepse militantizmi ku ne mbështeteshim, ka qenë pro këtyre veprimeve. Pra ia kanë bërë vetes, përmes nesh.

Tani militantizmi e ka tërhequr besimin e vet, gjykoj se për mua nuk ka vullnet njerëzish që të më mbajë dhe të më legjitimojë në strukturë e në Këshill. Nga ana tjetër nuk pati njerëz votues përtej militantizmit të cilët dje t'i jepnin legjitimitet strukturës sonë me votë dhe ta zëvëndësonin vullnetin që u tërhoq mbrapsht dhe iku tek Berisha e Meta, me vullnet tjetër.

Që të kem legjitimitet për të ndejtur në një forum dhe për të folur në emër të një forumi, duhet të më zgjedhë një masë tjetër njerëzish, një strukturë tjetër partie dhe një anëtarësi tjetër. Nëse ndodh kjo, nëse vjen dita që PD gjen terren të ri, mund të flasim.

Përderisa kjo nuk ka ndodhur, nuk quhem serioz nëse ulem në një karrige sado e parëndësishme është ajo. E di se nga një plan tjetër ngjan humoristike të japësh dorëheqjen nga diçka pa ndonjë rëndësi tashmë por ky "kazus" vlen si pikë mbështetjeje e levës për të sqaruar qëndrimin politik.

Gjatë këtyre muajve jam habitur dhe në shumë raste jam neveritur nga qëndrimet e ish-eksponentëve të PD-së dhe militantizmit. Aq sa kam menduar: "si është e mundur të ketë qenë kështu". Kam kuptuar edhe se pse prej shumë vitesh PD-ja nuk mundi të jetë më shumicë.

Nuk do të bashkohem as "opozitën e vërtetë" Sali-LSI as do të kthehem tek militantizmi apo banditizmi i rëndomt. Po shpëtoj prej tyre, po shpëtoj prej detyrimit për t'i sqaruar e për të diskutuar me ta, po çliroj veten me ketë rast.

Diçka për gazetarët dhe moderatorët: mos më ftoni sepse nuk vij të prononcohem për ketë punë, çfarë pata për ta thënë e thashë këtu.

Mbarësi dhe suksese si revolucionit për të ruajtur pronat dhe pasuritë e klaneve, si edhe kërcimtarëve që eksitohen nga pasuria e të tjerëve, gjithashtu lëvizjes inspiruese europianiste. Të gjithë do të betohen se janë shpresa e Shqipërisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë