Fitoi në transfertë, Artan Mërgjyshi jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Fitoi në transfertë, Artan Mërgjyshi jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Artan Mërgjyshi

Artan Mërgjyshi nuk është më trajneri i Vorës në Kategorinë e Parë. Mësohet se 55-vjeçari i ka paraqitur dorëheqjen drejtuesve, kjo edhe pas fitores 2-3 në Fushë-Krujë gjatë fundjavës me Kastriotin.

Për javën e tetë të kampionatit, vorakët dolën te tri pikët, megjithatë kjo ka sjellë largimin e Mërgjyshit nga posti i trajnetit. I ulur në stolin e Vorës në qershorin e 2022, trajneri ia doli që ta shpallte kampion ekipin në Kategorinë e Dytë dhe më pas ta drejtonte për tetë ndeshje në të Parën.

Pesë fitoret dhe tre humbjet kanë sjllë 15 pikë për vendin e katërt, me ekipin që dukej solid. Më herët Mërgjyshi ka qenë pjesë e skuadrave si: Dinamo, Kastrioti, Besa, Apolonia, Korabi, Laçi dhe Bylis.

Sfida e radhës për Vorën është kundër Korabit, me drejtorin sportiv Bazjon Tragaj që do jetë në krye të ekipit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'