Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi sot gjashtë ndeshjet e mbetura për javën e 12-të. Në fushë u prodhuan rezultate surprizë, teksa edhe me humbjen në transfertë Dinamo vijon të mbetet në krye të klasifikimit. Në 12:00 Luzi dhe Apolonia barazuan 1-1. Ndubuisi për fierakët shënoi i pari në minutën e 29-të, teksa Spahiu në minutën e 62 barazoi për vendasit.

Në 13:00 u luajtën pesë duelet e tjera, me Dinamon që humbi në transfertë kundër Tërbunit. Një gol i Xhabrahimit në minutën e 80 vendosi ndeshjen. Flamurtari barazoi 2-2 me Besëlidhjen dhe nuk mundi të barazojë në krye Dinamon, duke mbajtur pozicionin e dytë në klasifikim. Në ndeshjet e tjera, Korabi fitoi 3-0 me Tomorin dhe Lushnja fitoi 1-0 me Orikun ndërkohë që tri pikë edhe për Turbinën që fitoi 1-0 me Burrelin.

Rezultatet e javës së 12-të:

12:00

Luzi 2008 1–1 Apolonia (Spahiu 62′ / Ndubuisi 29′)

13:00

Flamurtari 2–2 Besëlidhja (Flores 28′, Jonatan 55′ / Danaj 22′, Bruka (P) 64′)

Tërbuni 1–0 Dinamo (Xhabrahimi 80′)

Korabi 3–0 Tomori (Mziu 43′, Keko 62′, 78′)

Lushnja 1–0 Oriku (Magani 87′)

Turbina 1–0 Burreli (Dezhgiu 37′)

Dje

Besa 0-0 Skënderbeu

Renditja: