ITALI – Ai humbiste paratë në lojëra fati dhe më pas inatin e shfrynte mbi bashkëshorten. Dhe sipas policisë kjo histori ka zgjatur për 18 vite dhe ka përfunduar vetëm dje, pasi agresori u vu në pranga.
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Savona dhe që ka për protagonistë një çift shqiptarësh. Policia ka arrestuar Skënder Hoxhën, me akuzën e abuzimit në familje.
45-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike mbi bashkëshorten e tij si dhe e kërcënonte atë me vdekje dhe e poshtëronte edhe para fëmijëve të vegjël.
Dje ishte epilogu i fundit i historisë së abuzimit të shqiptarit, pasi gruaja vendosi të paraqitej në polici bashkë me dy fëmijët e vegjël.
Ajo u largua nga shtëpia pasi burri e kishte rrahur para dy fëmijëve. Pak minuta pas denoncimit, karabinierët vunë në pranga Skënder Hoxhën dhe e dërguan atë në burg.
Shqiptarja ka dëshmuar në polici se, ajo është dhunuar që prej vitit 1997. Sipas policisë ajo ishte aq e dominuar nga bashkëshorti sa që nuk gjente dot guximin të shkonte në spital dhe jo më të bënte denoncim.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com