Kombëtarja është në kërkim të kundërshtarëve për t’u përgatitur për pjesmarrjen në Europian e Gjermanisë dhe deri më tani asgjë s’është e konfirmuar, por për datat e lira të marsit me shumë mundësi kuqezinjtë do marrin pjesë në turneun miqësore të Algjerisë. Atje do luhen dy takime miqësore, por këto nuk janë të vetmet.
Në horizont është edhe Hungaria, pasi dy federatat po mendojnë për një miqësore në muajin qershor, pak ditë para nisjes së Europianit. Madje një ditë më parë vetë trajneri i Hungarisë kërkoi një ndeshje me Shqipërinë, pasi dy fitoret në kualifikueset e Botërorit ku kuqezinjtë fituan, sipas tij kishin qenë rastësi. Në Euro 2024 Shqipëria është shortuar në grupin e ferrit bashkë me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Për këtë arsye trajneri Sylvinho kërkon sa më shumë teste për të përcaktuar 23-en e futbollistëve në këtë turne.