Hungaria shtyn me dy javë vendimin për ratifikimin për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Hungaria shtyn me dy javë vendimin për ratifikimin për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO

1677778546_hungari.JPG

Parlamenti hungarez ka shtyrë për dy javë të tjera debatin dhe votimin e mundshëm për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO . Edhe pse debati parlamentar kishte nisur tashmë një ditë më parë dhe mediat spekuluan se votimi mund të mbahej javën e ardhshme, Parlamenti caktoi një datë të re për javën, nga 20 deri më 24 mars, për të përfunduar procesin e ratifikimit.

Fidesz, partia që ka qeverisur me shumicë absolute prej trembëdhjetë vjetësh, ka vonuar me muaj votimin për hyrjen e Suedisë dhe Finlandës (mungojnë vetëm ratifikimet e Hungarisë dhe Turqisë) duke argumentuar se kritikat e këtyre dy vendeve për lëvizjet demokratike të Budapestit janë "të padrejta".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Lavrov: Perëndimi po varros marrëveshjen e grurit! Dialog i shkurtër midis Blinken dhe ministrit të jashtëm rus në G20, i pari që nga fillimi i pushtimit rus


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente

Spahiu: Shkatërrimi bregdetit, filloi në 2006 kur “Fshatrat turistik” u shitën si apartamente