Hutohen në MLS, prezantojnë Busquetsin me foton e tjetër lojtari

Hutohen në MLS, prezantojnë Busquetsin me foton e tjetër lojtari

Arbeloa dhe Busquets me trofeun e Kupës së Botës

MLS ka bërë një gabim trashanik në paralajmërimin se Sergio Busquets do të luante në ligën e tyre, duke postuar një fotografi të ish-yllit të Real Madridit, Alvaro Arbeloa.

Busquets do të luajë sërish me Lionel Messin, por tani në Shtetet e Bashkuara. Postimi i tij i mirëseardhjes nga llogaria zyrtare e MLS në kanalet e komunikimit bëri jehonë të madhe,  pasi në vend të tij ata postuan një foto të Arbeloas.

MLS e kaloi situatën me humor pasi më pas ngarkoi të dyja fotot me mbishkrimin: "Pse Arbeloa dhe Busquets duken kaq të ngjashëm. Administratori ka nevojë për syze të reja".

Busquets i bashkohet Inter Miamit të David Beckham pas 15 viteve të kaluar me trofe me skuadrën e Barcelonës, ku përfshihen tre trofe të Champions League.

Postimi i MLS

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr

Lamtumira për Kadarenë/ Rama: Nën hijen e Nënë Tereza, Ismaili symbyllur ndihet i mbrojtur nga ata që s’e donin! Tregon dhe polemikat pas vdekjes: Kërkohet një varr