Shoqëria “Trans Adriatik Pipeline” është licencuar tashmë si operator i pavarur i transmetimit të gazit natyror në Shqipëri.

Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, i marrë në fund të tetorit tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare duke marrë edhe fuqi ligjore.

Kërkesa për licencim nga kompania ishte paraqitur në korrik të këtij viti në Shqipëri, paralelisht me kërkesat e paraqitura në Itali e Greqi, dy vende ku kalojnë gjithashtu tubancionet e gazsjellësit.

Synimi është certifikimi si operator i pavarur i transmetimit për gazin natyror para fillimit të ndërtimit të infrastrukturës.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)