Në korrik të këtij viti rriten përsëri pagat e arsimtarëve dhe të bluzave të bardha. Në dokumentin e politikave Prioritare të qeverisë për periudhën 2025-2027 i cili ka hyrë në fuqi, thuhet se rrogat e punonjësve mësimorë parauniversitar do të rriten me 28.900 lekë, duke e çuar pagën mujore nga 75.900 lekë/muaj në 104.800 lekë/muaj.
Ndërsa në sektorin e shëndetësisë pagat e mjekëve specialistë kanë arritur deri në 174 mijë lekë/muaj, për këtë arsye në fokus të këtij viti do të jenë pagat e mjekëve të familjes dhe të infermierëve.
“Në vitin 2023, mjeku i përgjithshëm mori një rritje pagë në masën 7% ose në vlerë në masën 6.000 lekë/muaj dhe për vitin 2024 do të përfitojë një rritje në masën 20.000 lekë/muaj. Rritja kumulative e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm është 25% dhe shkon deri në 131.000 lekë/muaj”, thuhet në vendim.
Kurse infermierët e punonjësit e tjerë shëndetësor do të kenë pagë mesatare bruto prej korrikut në vlerën 87 mijë lekë në muaj, pasi do të përfitojnë një rritje në masën 15.000 lekë.
Reforma e plotë e pagave, që po vijon nga vitit 2023, e shtrirë përgjatë dy viteve arrin një kosto prej rreth 39 miliardë lekë dhe përfitojnë 130 mijë punonjës. Me rritjen e këtij viti, planifikohet që rroga mesatare në shtet të arrijë 900 euro.
Rritja e pagave sipas kategorive specifike, ku do të përfshihet edhe pushteti vendor do të përcaktohet me vendim të këshillit të ministrave në muajin e ardhshëm, dhe hyn në fuqi prej korrikut.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
61.4%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 1959
Lajme të tjera
-
INVESTIGIMI 2/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon të ardhmen, pensione çdo vit e më të ulta! Ekspertët: Duhet reformë e re pensionesh
22 Mars, 19:58
-
Presioni për punonjës, turizmi rriti pagën mesatare për efekt kontributesh me 23%
19 Mars, 07:34
-
Mbi 351 mijë të punësuar në vend me pagë minimale! Rrogat e ulta apo të padeklaruara? Eksperti: Ka evazion
17 Mars, 22:09
-
Administrata publike rriti rrogën mesatare të vendit! Sektorët me paga më të larta dhe ato më të ulëta
11 Mars, 19:14
-
Ministri i Financave: Në mesin e 2024 rritje e konsiderueshme e pagave! Do shohim skemën e pensioneve! Shtyhet përsëri afati për ligjin e investimeve strategjike
5 Janar, 12:22
-
Paga mesatare në vend arriti në 71.4 mijë lekë, ndikoi rritja për punonjësit e administratës! Biznesi privat s'ndjen konkurrencë, pagat në vendnumëro
12 Dhjetor 2023, 07:18
-
Digjitalizimi i arsimit në Kosovë: Ka vetëm 32 laptopë në të gjithë shkollën me mbi 1.200 nxënës
9 Shtator 2023, 12:24
-
Pagat që do rriten në 2024/ Përfitojnë mjekët, ushtarakët, policët, garda dhe policët e burgjeve
2 Gusht 2023, 23:39
-
Vjen për herë të parë në Shqipëri Biobarica Revitalair 430, pajisja që trajton patologjitë e ndryshme me oksigjen hiperbarik, intervistë me mjekun fizioterapist Mirjan Qerimi
27 Korrik 2023, 12:29
-
Fatos Çoçoli: Pagat që duam në shtet?
12 Qershor 2023, 21:23
-
Komisioni miraton draftin e ri për arsimin parauniversitar, rkthehen mësuesit në dispozicion! Ndalohet punësimi të dënuarve
12 Qershor 2023, 17:26
-
Të rinjtë po braktisin gjimnazin, 7.4% më pak në 2022! Ulet numri i të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore! ‘Bujqësia’ nuk pëlqehet, preferohet biznesi
24 Maj 2023, 16:41