Hyni në fuqi vendimi, kujt i dërgohet asistenca në shtëpi dhe cilat kategori përfitojnë

Hyni në fuqi vendimi, kujt i dërgohet asistenca në shtëpi dhe cilat kategori përfitojnë

TIRANE-Hyn në fuqi vendimi për marrjen e masave për ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në nevojë, në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga covid-19. Në vendimin e qeverisë që është botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohen edhe kategoritë që përfitojnë për dërgimin e pagesave mujore, por edhe produkteve, ushqimore e joushqimore, minimale dhe barnave të  rimbursueshme. Shtresa në nevojë do të konsiderohen personat dhe familjet të cilët nuk kanë familjarë të aftë për punë në njësinë administrative ku jetojnë dhe  që  janë individë në nevojë,  përfitues  të ndihmës ekonomike, personat me aftësi të kufizuara dhe pensionistët. Përcaktimi i masës së produkteve, ushqimore dhe joushqimore, minimale dhe i llojit të ndihmës kryhen me  vendim të Komisionit Qendror për Ofrimin e Asistencës.

Vendimi;

1. Ofrimin e asistencës në banesë ndaj shtresave në  nevojë  nga  strukturat  shtetërore,  në  kushtet  e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19.

2. Ofrimi i asistencës, sipas këtij vendimi, do të konsistojë   në   dërgimin   e   pagesave   mujore   që subjektet   përfitojnë   nga   programi   i   mbrojtjes sociale nga  sigurimet  shoqërore dhe  në dërgimin e produkteve,  ushqimore  e  joushqimore,  minimale, barnave  të  rimbursueshme  dhe  atyre  me  kërkesë, për   përballimin   e   situatës   apo   në   kryerjen   e furnizimeve me produktet e mësipërme, për llogari të tyre.

3. Përcaktimi i masës së produkteve, ushqimore dhe joushqimore, minimale, dhe i llojit të ndihmës kryhen  me  vendim  të  Komisionit  Qendror  për Ofrimin  e  Asistencës,  të  ngritur  për  këtë  qëllim, sipas përcaktimit të pikës 11, të këtij vendimi.

4. Në kuptim të këtij vendimi, shtresa në nevojë do të konsiderohen:a)  personat/familjet,  të  cilët  nuk  kanë  familjarë të  aftë  për  punë  në njësinë administrative  ku jetojnë,  dhe  që  bëjnë  pjesë  në  grupet,  si  më poshtë vijon:i.  Familjet/individët  në  nevojë,  përfitues  të ndihmës ekonomike;ii. Personat me aftësi të kufizuara;iii.   Personat,   të   cilët   përfitojnë   pension pleqërie. b)   personat,   të cilët,   pavarësisht   përbërjes familjare dhe vendndodhjes së saj, bëjnë pjesë në grupet, si më poshtë vijon

i. Familjet/individët në nevojë, të cilët janë të pastrehë;

ii.   Familjet   që   kanë   humbur   banesën   për shkak të tërmetit.

5.   Prefekturat,   bashkitë,   me kërkesën   e Komisionit  Qendror  për  Ofrimin  e  Asistencës, Shërbimi    Social    Shtetëror    dhe    Instituti    i Sigurimeve  Shoqërore  do  të  përpilojnë  listat  e subjekteve përfituese, sipas këtij vendimi, brenda 3 (tre) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.Listat,  sipas  kësaj  pike,  do  t’i  dërgohen  në rrugë    elektronike    Komisionit    Qendror    për Ofrimin    e    Asistencës    dhe    Drejtorisë    së Përgjithshme   të   Gjendjes   Civile,   e   cila   bën verifikimin  e  përbërjes  familjare  të  personave  të listuar  dhe  ia  dërgon  Komisionit  Qendror  për Ofrimin e Asistencës.

6.    Komisioni    Qendror    për    Ofrimin    e Asistencës    verifikon    listat,    bën    rakordimet përkatëse,   nëse   është   e   nevojshme,   dhe   ia konfirmon  prefektëve  të  qarqeve,  kryetarëve  të bashkive,    Shërbimit    Social    Shtetëror    dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

7.   Pas   konfirmimit   të   listave,   prefektët   e qarqeve    dhe    kryetarët    e    bashkive    ngrenë komisionet e mbrojtjes civile dhe marrin të gjitha masat me personelin e tyre, si dhe me shërbimin e   vullnetarëve   për   dërgimin   e   produkteve, ushqimore   dhe   joushqimore,   te   shtresat   në nevojë, sipas këtij vendimi.

8.  Për  asistencën  ndaj  shtresave  në  nevojë angazhohen  dhe  Forcat  e  Armatosura,  të  cilat koordinojnë  punën  me  komisionet  e  mbrojtjes civile,  në  qarqe  dhe  bashki. Zonat  dhe niveli  i angazhimit   do   të   përcaktohenme   urdhër   të Shefit  të  Shtabit  të  Përgjithshëm  të  Forcave  të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

9. Dërgimi i pagesave mujore, që këta persona përfitojnë  nga  programi  i  mbrojtjes  sociale,  i sigurimeve  shoqërore,  në  banesë,  do  të  kryhet nga   shërbimi   postar,   në   bazë   të   listave   të konfirmuara, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.

10. Listat përditësohen çdo javë nga prefektët e  qarqeve,  bashkitë,  Shërbimi  Social  Shtetëror dhe   Instituti   i   Sigurimeve   Shoqërore   dhe   i dërgohen  për  konfirmim  Komisionit  Qendrorpër Ofrimin e Asistencës.

11.    Komisioni    Qendror    për    Ofrimin    e Asistencës ka në përbërje, si më poshtë vijon:

a) Ministrin e Mbrojtjes Kryetar

b)   Drejtorin   e   Përgjithshëm   të   Agjencisë Kombëtare të  Mbrojtjes Civile Nënkryetar

c)   Drejtorine    Fondit    të    Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

ç) Drejtorin  e   Operatorit  të   Shërbimeve  të Kujdesit Shëndetësor

d)  Zëvendësministrin  e  Brendshëm  përgjegjës për çështjet vendore

dh)Drejtorin   e   Përgjithshëm   të   Shërbimit Social Shtetëror

e)   Drejtorin   e   Përgjithshëm   të   Institutit   të Sigurimeve Shoqëror

ë)  Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Shqiptare, sh.a

f)  Drejtorin  e  Departamentit  për  Rendin  dhe Sigurinë  Publike,  në Drejtorinë  e  Përgjithshme  të Policisë së Shteti

g)  Përfaqësues  nga  shoqata  vullnetarësh,  me miratim të kryetarit të grupit të punës

 12.    Kryetari    i    Komisionit    Qendror    për Ofrimin   e   Asistencës   mund   të   thërrasë   në mbledhje   çdo   ekspert   të   fushës,   si   dhe   çdo funksionar  tjetër  publik,  me  qëllim  realizimin  e objektit të këtij vendimi.

13.  Përfaqësimi  në  Komisionin  Qendror  për Ofrimin e Asistencës nuk delegohet.

14.   Ngarkohen   ministri   i   Mbrojtjes   dhe Komisioni  Qendror  për  Ofrimin  e  Asistencës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë   dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan