TIRANE - Një fotograf i një shoqërie private sigurimesh mbante në dorë një radio policie dhe sapo dëgjonte në të se kishte ndodhur një aksident, shkonte i pari në vendngjarje dhe kryente fotografimin e skenës së aksidentit, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 600 mijë lekë të vjetra.
Armand Cara, nëpërmjet radios së policisë hynte në frekuencat e strukturave të policisë rrugore, dhe prej andej mësonte gjithçka rreth urdhrave që jepeshin, por edhe aksidenteve që ndodhnin në zonën e Tiranës. Cara, ka pranuar se mbante radion dhe që kishte hyrë në frekuencat e policisë, duke pohuar se punonte për një shoqëri private sigurimesh.
Ai është kapur në muajin maj 2016 në zonën e “Unazës së re”. Nga aktet e fashikullit penal të administruar në dosjen gjyqësore ka rezultuar se në datën 3 maj 2016, shërbimet e policisë gjyqësore duke qenë në shërbim në zonën e “Unazës se Re”, dhe konkretisht në Sheshin “Shqiponja”, kanë konstatuar shtetasin Armand Cara, duke përdorur simbole të Policisë së Shtetit dhe konkretisht radio dore, me valët e policisë rrugore.
Në vendngjarje përpara policisë
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se i pandehuri udhëtonte me motor dhe se ishte konstatuar shpesh prej punonjësve të policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore, në vendngjarje të aksidenteve që kanë ndodhur, ku ka patur përplasje mjetesh të ndryshme me pasojë vdekjen, dhe shpesh herë përpara punonjësve të policisë.
Në momentin e ndalimit, është pyetur nëse kishte me vetë mjet sinjalizues të policisë, por se i pandehuri ka nxjerrë nga xhepi një radio dore, e cila ishte e ndezur dhe ishte në valën e policisë rrugore. Po atë ditë, disa minuta përpara ndalimit, në “Unazën e Re” kishte ndodhur një aksident.
Kështu,nga aktet e administruara rezulton se më datë 24 korrik 2015,i pandehuri është konstatuar nga shërbimet e policisë gjyqësore në vendngjarjen e një aksidenti,duke bërë skicë të vendit të ngjarjes, fotot përkatëse, dhe në momentin e kryerjes së kontrollit nga punonjësit e policisë ai e ka hedhur radion ne shatërvan.
Fotograf i licencuar
I pyetur për sa më sipër, shtetasi Armand Cara ka pohuar se është fotograf i licencuar, se radioja ka vetëm kanalin e komunikimit valor te Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë. Ai këtë radio e përdor për tu informuar mbi aksidentet automobilistike të ndodhura, me qëllim që të shkoje në vendngjarje dhe të kryejë fotografi të vendit të ngjarjes.
Ai ka pohuar se valët e policisë rrugore i ka instaluar te dyqani “I. E.” që ta përdorte për qëllimin e mësipërm dhe nuk kishte dijeni që ky veprim ishte i paligjshëm.
Në dosjet gjyqësore është administruar një shkresë e shoqërisë së sigurimeve A…, e cila konfirmon faktin se i pandehuri është autorizuar nga ana e tyre për të bërë disa fotografi në aksidentet e ndodhura ku ishin përfshirë mjetet e siguruara prej tyre, ndërsa nuk rezulton të jetë i punësuar prej tyre.
Pavarësisht kësaj shkrese, Armand Cara nuk i ka shpëtuar dënimit nga gjykata e Tiranës, e cila e ka shpallur fajtor duke e dënuar me 600 mijë lek të vjetra.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com