Hyri me pranga doli i lirë! Momenti kur Henri Çili i buzëqeshur përqafon familjarët (VIDEO)

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili në orën 12:00 të ditës së sotme u fut me pranga në duar, ndërsa 9 orë më pas ka dalë nga ambientet e gjykatës së Përmetit i buzëqeshur duke përqafuar familjarët dhe afërmit që e prisnin jashtë, pasi iu ndryshua masa e sigurisë dhe tani do të hetohet dhe gjykohet në detyrim paraqitje.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur Çili doli nga gjykata i buzëqeshur dhe familjarët e miqtë e prisnin jashtë. Çili nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për mediat pasi doli nga gjykata duke u larguar. Paraditen e sotme para gjykatës së Përmetit ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë, kolegë dhe mbështetës të botuesit dhe pronarit të UET-së për 't'i dhënë zemër'.

Të pranishëm ishin Preç Zogaj, Roland Lami, Arjon Sulo dhe ish-kryekomunari i Shëngjinit Salvador Kaçaj, të gjithë të njohur për bashkëpunimin me Çilin si në botimin e librave, në gazetë apo shkrimet akademike në UET.


Lajmi kryesor:

Gjykata Përmetit e liron nga qelia dhe e çon në SPAK: Detyrim paraqitje për Henri Çilin, arrest shtëpie për drejtorin e UET-së (Vendimi për të gjithë të arrestuarit)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët (VIDEO)