Hysi zbardh mbledhjen e Këshillit
të Mandateve, ja çfarë u vendos

Hysi zbardh mbledhjen e Këshillit<br />të Mandateve, ja çfarë u vendos<br>
Deputetja e PS, Vasilika Hysi, ka zbardhur vendimet e marra ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve. Nga Kryesia e Kuvendit, Hysi tha se deputetët e PD nuk pranuan që të miratohej kodi i sjelljes, me pretendimin se duhet rishikuar.

Deputetja tha se ky kod është nismë e mazhorancës, së cilës i janë bashkuar dhe deputetët e LSI. Sipas saj, në fund të mbledhjes kryetari i Kuvendit i dha mundësi opozitës që të bëhet pjesë e kësaj nisme, duke ftuar të gjithë grupet parlamentare dhe të gjithë deputetët të shprehin mendime për të përmirësuar këtë kod brenda dy javësh.

“Kodi i sjelljes është depozituar në kuvend në vitin 2014 dhe ka tre vite që nuk miratohet nga këshilli i mandateve. Ky kod është shumë i rëndësishëm, është një standard që e kanë të gjithë parlamentet. Është bazuar në një studim që i është bërë jetës parlamentare në Shqipëri. Këshilli arriti në përfundimin që ne nuk ishim të gatshëm ta miratonim, sepse opozita kërkoi të rishikohej. Ju vë në dijeni se ky kod është nismë e deputetëve të mazhorancës, të cilëve iu janë bashkuar edhe LSI. PD nuk i është bashkuar nismës, por në fund thanë se duhet një kod sjelljeje, por duhet parë më tej", tha ndër të tjera Hysi.

Deklarata e plotë:
Sot u mblodh Këshilli i rregullores, mandateve dhe imunitetit për të diskutuar projektvendimin “Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve”. Projekti i kodit të sjelljes së deputetëve është nismë e disa deputetëve të Partisë Socialiste dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Përfaqësuesit e partisë demokratike në Këshill kërkuan kohë dhe u shprehen për nevojën e ndryshimeve në Këshill pas diskutime dhe me propozim të kryetarit të Këshillit vendosi hapat që do të ndërmerren:

U ra dakort
1 Grupet parlamentare, anëtarët e Këshillit të Rregullores, mandateve dhe imunitetit, deputetët të paarqesin propozime konkrete për tu shqyrtuar dhe miratuar në mbledhjen e këshillit

2 U ngrit një grup pune me përfaqësues të grupeve parlamentare për të mbledhur sugjerimet dhe rekomandimet

3 Do ti kërkohet OSBE dhe Këshillit të Europës mendime dhe sugjerime për projektin e përditësuar

4 Afati dy jave për të mbledhur mendime dhe brenda 3 javëve nga mbedhja e sotme , grupi i punës paraqet draftin e përditësuar në këshill

Ku bazohet draftimi i këtij kodi?

Hartimi i këtij Kodi është bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare për standadet e hartimit të Kodeve të Sjelljes për parlamentarët.

Studimi i OSBE/ODHIR “Standardet etike dhe profesionale për parlamentarët”, Varshavë 2012 si dhe përfundimet e Konferencës së OSBE-së “Standardeve e Etikës dhe sjelljes për parlamentarët”, Beograd, nëntor 2011.

Janë studiuar dhe kanë shërbyer si udhëzues edhe praktikat më të mira të vendeve si Mbretëria e Bashkuar, Polonia apo edhe Kodi i Sjelljes së Parlamentit Europian.

Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës 1214/2000 për rritjen e konsensusit ndërkombëtar për nevojën e një mekanizmi për deklarimin e interesave në sjelljen parlamentare; Konventa e OKB-së kundër korrupsionit, 2005; Deklarata e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Bruksel 2006, mbi rekomandimet për rregullimin e standardeve profesionale për parlamentarët; etj.

Pse mazhoranca vlerëëson që miratimi i kodit të sjelljes ka rëndësi?

Parlamenti, me funksionet e tij kushtetuese është institucioni thelbësor për qeverisjen demokratike

1) Përfaqëson sovranietit të popullit,

2) Harton legjislacionit,

3) Ushtron mbikëqyrjen parlamentare

4) Harton politika prioritare për shpërndarjen e burimeve kombëtare, etj.

Aftësia e një parlamenti për të kryer këto funksione nuk varet vetëm nga kapaciteti teknik, por edhe legjitimiteti i tij dhe Legjitimiteti varet edhe nga fakti sesi qytetarët i perceptojnë institucionet parlamentare dhe vetë parlamentarët, si veprojnë ata në përputhje me interesat e publikut krahasuar me interesat private apo politike, partiake.

Një përpjekje e rëndësishme për të ndërtuar besimin e publikut tek parlamenti, për të forcuar integritetin dhe transparencën në sistemin e qeverisjes dhe për të konsoliduar institucionet kombëtare demokratike

Hartimi i Kodit të sjelljes është jo vetëm detyrim, por edhe praktikë e mirëparlamentare. Madje jemi 3 vjet të vonuar. Projekti i Kodit të Sjelljes së deputetëve ka 3 vjet që është hartuar, është depozituar në legjislaturën e kaluar nga deputetët e mazhorancës dhe nuk u miratua pasi opozita e djeshme dhe një pjesë e asaj të sotmes nuk ulej të diskutonin dhe të përmirësimin projektin.

Rregullorja e Kuvendit, shprehet: “Anëtarët e Kuvendit, gjatë veprimtarisë së tyre, zbatojnë Kodin e Sjelljes”. Deri më sot kuvendi nuk ka miratuar një Kod Sjellje.

Pse ka rëndësi miratimi i tij
Kodi i Sjelljes së Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë ofron rregulla dhe udhëzime për deputetët se si të veprojnë në raste të caktuara për zgjidhjen e dilemave etike dhe për adresimin dhe parandalimin e konflikteve të interesit Kodi do të ndihmojë deputetët gjatë ushtrimit të detyrës në Kuvend dhe në zonat elektorale, duke dhënë udhëzime në lidhje me standardet e duhura të sjelljes gjatë ushtrimit të detyrës parlamentare dhe publike

Së pari, hartimi i këtij Kodi Sjelljeje do të jetë një gur nismëtar në përpjekjet e Kuvendit për të luftuar korrupsionin. Nevoja për Standardet e qarta dhe lehtësisht të identifikueshme për mënyrën se si duhet të sillen deputetët mund të ndihmojnë për të parandaluar shpërdorimin e detyrës dhe format e tjera të korrupsionit.

Së dyti, parandalimi i çështjeve të konfliktit të interesave. Rregullat, mjetet, mënyrat dhe procedurat për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e mandatit të deputetit përcaktohen në legjislacionin përkatës për parandalimin e konfliktit të interesave. Kodi përcakton strukturat përgjegjëse në shërbim të deputetëve për deklarimin e rasteve të konfliktit të interesave dhe deklaraten e konfliktit të interesit.

Së treti, Kodi vendos kufizime për aktivitete që deputeti nuk lejohet të kryejë gjatë ushtrimit të mandatit.

Së katërti, Dhënia e dhuratave. Kodi përcakton rregulla të qarta në lidhje me dhuratat dhe përfitimet e tjera të ngjashme. Deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë, në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë, dhurata, favore, premtime ose trajtime preferenciale, të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij, nga një individ, person fizik ose juridik privat.

Rregullohet vlerësim dhe inventarizimi i dhuratave, të cilat më pas përdoren për qëllime të veprimtarisë së institucionit. Kuvendi mban Regjistrin e dhuratave të deputetëve. Këto janë dhuratat, të cilat i lejohen deputetëve t’i marrin gjatë ushtrimit të mandatit. Dhuratat deklarohen nga vetë deputeti.

Së pesti, veprimtaria jashtëparlamentare e deputetit. Deputeti mund të ushtrojë veprimtari të tjera të ligjshme jashtëparlamentare, nëqoftëse një gjë e tillë nuk paraqet konflikt interesash me detyrën e tij zyrtare dhe nuk vjen në kundërshtim me kufizimet e këtij Kodi. Deputeti njofton Kryetarin e Kuvendit. Kuvendi mban Regjistrin e Veprimtarive Jashtëparlamentare. .

Së gjashti, rritja e shkallës së profesionalizmit në politikë është një arsye tjetër pse duhet të miratohet kodi i sjelljes. Deputetët duhet të bien dakord që të sillen në mënyrë profesionale, për të kryer në mënyrë efektive dhe etike detyrat e tyre.

Publiku dhe votuesit kërkojnë nga ne deputetët të trasformë kulturën e deritanshme të diskutimit në seanca plenare dhe në komisione. Ne besojme se Kodi mund të shërbejë si qëllim për të transformuar kulturën ekzistuese, por mund të ndërtojë një kulturë të re politike.

Kod risjell në vëmendjen e deputetëve rregullat mbi paraqitjen me veshje zyrtare, përdorimin e telefonisë së lëvizshme dhe ndalimin e pirjes së duhanit gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit, apo në mjediset e tij.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit

Fjalori i ri i gjuhës shqipe/ Gazetarja Blerina Goce: U drejtohet të gjithëve! Studiuesja Toksa: Shqipja duhet të jetë gati të eci me ritmin e teknologjizimit