Sekuestrohen në Elbasan dhe Tiranë, pronat dhe kompanitë tregtare të një personi të dënuar në Itali, për trafik femrash dhe prostitucion. Disa troje, prona dhe kompani që janë në emër të të dënuarit Arben Lamçe dhe të personave lidhur me të u vendosën të sekuestrohen nga Gjykata.
Arben Lamçe është dënuar në Itali me 14 vjet burgim, për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit. Ai është arrestuar në Elbasan dhe ekstraduar në vitin 2011, në Itali, ku kërkohej për të vuajtur dënimin e dhënë nga Gjykata e Breshias.
Në bazë të ligjit antimafia, prokuroria e krimeve të rënda rinisi hetimet, duke vendosur sekuestro ndaj pronave.
Këto prona tashmë i përkasin një personi tjetër, i cili sipas prokurorisë duhet t’i justifikojë. Nga hetimi rezultoi se i dënuari Lamçe ka të regjistruar në emër të tij disa troje dhe lokale në Tiranë dhe Elbasan.
Po ashtu, ai është administrator i “Elba Import”, një kompani private transporti, si dhe “Elba Beton”.
Këto kompani ishin krijuar prej tij dhe më pas i ishte kaluar tek një mik i tij. Prokuroria për Krime të Rënda ka dyshime të arsyeshme se kalimi i pronësisë së kësaj kompanie është kryer në mënyrë fiktive nga Arben Lamçe tek miku i tij.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com