Ilir Beqaraj ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së shkallës së parë në Tiranë, për dënimin e tij me 24 vite burg i akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjes, ngjarje e ndodhur më 15 mars të vitit të kaluar në Larushk të Fushë-Krujës.
Për dënimin e Beqarajt është ndjekur procedura e gjykimit të shkurtuar duke përfituar dënimin me 16 vite burg. Avokatët mbrojtës të Beqarajt kërkojnë pafajësinë e tij si dhe kthimin për gjykim të çështjes duke pretenduar për shkelje të rënda procedurale dhe mungesë të hetimit të plotë.
Sipas dosjes hetimore ka rezultuar se persona të armatosur, pasi kanë kaluar rrethimin e jashtëm të banesës së Gentian Bejtjes kanë hyrë brenda oborrit dhe kanë qëlluar disa herë me armë zjarri ku si pasojë e të shtënave ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Pak minuta pas ngjarjes në rrugën dytësore në fshatin Hasan, Fushë Krujë, është konstatuar i djegur një automjet tip Land Rover, që është përdoruar nga autorët në vendngjarje. Nga provat e administruara rezulton se Ilir Beqaraj në kohë të ndryshme përpara kësaj ngjarje me mjetin e tij ka qenë në afërsi të vendit ku ndodhet banesa e Bejtjes, kjo gjë provohet nga këqyrja e GPS të automjetit të cilin e ka të marrë me qira.
Mbi Gentjan Bejtjan u qëllua me breshëri dhe për pasojë mbeti i vdekur ne vend. Vrasja e tij lidhet me disa krime të ndodhura në Tiranë, Durrës dhe Fushë Krujë ku dyshohet se Bejtja ka pasur dijeni apo ka qene pjesë e tyre. Viktima i kishte shpëtuar disa atentateve më herët, ndërsa më 4 korrik 2023 iu vra kunati nga një atentat në banesën e Bejtjes.
Komente










