I arrestuar për inceneratorin e Fierit, ndërron jetë në QSUT, Enver Sheshi, dyshohet nga arresti kardiak! Familjarët: Do kallëzojmë prokurorët dhe gjyqtarët

TIRANËEnver Sheshi 59-vjeçari i arrestuar për inceneratorin e Fierit ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të QSUT. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak. Sheshi, ndodhej në burgun 313 dhe mendohet se si pasojë e infarktit, ndërroi jetë një orë pasi mbërriti në urgjencën e QSUT. 

Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se Enver Sheshi doli nga ambientet e burgut rreth orës 16:15 dhe ndërroi jetë një orë më vonë në urgjencë.  

Enver Sheshi bëri disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ por nuk u pranua. Sheshi ishte i akuzuar si pjesë e dosjes së inceneratorit të Fierit ndërsa më herët ishte dënuar një herë për evazion fiskal për të njëjtën çështje. Për këtë arsye, avokatja e tij Edlira Kapllani ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se 59-vjeçari ishte dënuar më herët për të njëjtën çështje. Ndërsa familjarët e tij pretendojnë se ky i fundit ka bërë ankimimin për masën e sigurisë nga Apeli për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore. Familjarët e Sheshit janë shprehur se kallëzojmë prokurorët dhe gjyqtarët për veprën penale, ‘Vrasje me Dashje.’

Enver Sheshi, ishte i akuzuar për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”. Ka qenë më herët i arrestuar për mashtrimin me TVSH dënimin e së cilës e kishte kryer më herët.

Pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 59-vjeçarit. 

1673168932_WhatsAppImage20230108at09.28.181.jpeg

Lajmërimi i vdekjes së Enver Sheshit

Kush ishte Enver Sheshi dhe akuzat që rëndonin mbi të:

Enver Sheshi 59 vjeç ishte arrestuar më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe biznesmeni Arben Dervishaj. Enver Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k.

Për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 11 urdhër-arreste, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie. Për 5 prej tyre vendimi u ekzekutua, teksa 5 të tjerë janë jashtë territorit të vendit. Nga hetimet e SPAK rezultoi se janë pasqyruar shërbime që nuk janë kryer në vlerën e 4 milionë eurove, vlerë e paguar nga Autoriteti Kontraktor dhe e përfituar përmes mashtrimit nga shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k. 

Report Tv siguroi dosjen e plotë të SPAK, për 11 urdhër-arrestet në lidhje me inceneratorin e Fierit. SPAK konsideroi se të 11 të akuzuarit, 5 prej të cilëve të arrestuar, ekziston rreziku i ikjes pasi mund të dënohen nga veprat penale për të cilët dyshohen, dhe për këtë arsye argumentohet caktimi i arrestit me burg për ta.

Administratorë firmash private që kanë marrë pjesë në skemë:

  1. Arbër Denizi       Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim)
  2. Juri Ymeraj          Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim)
  3. Silvester Dreza   (Në kërkim)
  4. Enver Sheshi      administrator i “Leli-17”sh.p.k (i arrestuar)
  5. Robert Shabani   përfaqësues ligjor i 'Best Services” sh.p.k, (i arrestuar)
  6. Regan Merdani    administrator i 'Froggy”sh.p.k, (i arrestuar)
  7. Gentian Zifla, me administrator i 'Itneg”sh.p.k, (I arrestuar)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:38
Jo për probleme shëndetësore, avokatja e Enver Sheshit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë: Është dënuar më herët për evazion fiskal

1673166688_6400enversheshi546.jpg

Avokatja e Enver Sheshit, Edlira Kapllani ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për shkak se më herët 59-vjeçari ka qenë i dënuar për të njëjtën çështje. Në dokumentin që Report Tv nga gazetarja Keti Banushi, duke qenë se është dënuar më herët për këtë çështje nuk mund të vuajë të njëjtin dënim.

Sipas vendimit, vetëm dy të pandehur kanë ankimuar vendimin e Gjykatës, për probleme shëndetësore. 

 

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për Enver Sheshin. 
Ora 11:50
Vdekja e Sheshit, familjarët do bëjnë kallëzim penal ndaj prokurorëve dhe gjykatës

1673174934_Screenshot2.jpg

Familjarët e viktimës Enver Sheshi do të bëjnë kallëzim penal ndaj prokurorëve dhe Gjykatësve. Familjarët e Enver Sheshit do bëjnë kallëzim penal për vrasje me dashje, kjo pasi 59-vjeçari kishte bërë disa herë kërkesë për të ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg 10 ditë më parë. Ai ishte drejtuar Gjykatës së Apelit për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. 

G.MO/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/01/2023 23:38

    C'faj kane prokuroret dhe gjyqtaret qe familjaret duan t'i hedhin ne gjyq per /vrasje me dashje/?! I ndjeri si ne burg,si ne shtepi te njejtin fat do te kishte,sepse vuante nga zemra.

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/01/2023 21:45

    Tani do i vret deshmitarët në mënyrë legale tradhtari shqipfolës Edvin shkjau, kryekrimineli i Shqipërisë

    Përgjigju
  • Patronazh: 08/01/2023 17:58

    E ka vrarë Saliu

    Përgjigju
  • Dori: 08/01/2023 15:14

    I kan mbyllur gojen pergjithmone per te mos kallzuar kokat ne qeveri

    Përgjigju
  • Durrsaku: 08/01/2023 13:36

    Organi qe duhet te vemdoste drejtesi eshte kthyer ne organin qe nuk njeh kushtetuten kodin e procedures dhe te drejtat e njerit dhe ky quhet SPAK. E them kte sepae keta denojn me opinione qe te knaqet publiku dhe USA. Me thoni ke ka nxjerr te pafajshem SPAK, kta nuk gabojn kta dhe kjo BKH famshme. Ka gabuar FBI, e shum agjenci te tjera vetem kta jane te pa gabueshem. Tme thot njeri qe kujt i ka dhene pafajsi GJKO famshme

    Përgjigju
  • Arbërori: 08/01/2023 12:35

    Ktë viktimën e ka vrar : Like floriri, Hajduti Kriminel sali bajga, dhe Edi palla. Se kta të tre jan bashk po ky popull kodosh nuk e kupton e kta plera po tallen me ktë popull dele.

    Përgjigju
  • karma: 08/01/2023 12:08

    Mire ti behet kur vjedh djersen e popullit. Le te marre dhe ata te tjeret ne vete

    Përgjigju
  • AltinTop: 08/01/2023 11:16

    Paska qene deshmitar kyç…

    Përgjigju
  • Spiropali: 08/01/2023 11:03

    Tipike mafioze

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/01/2023 10:18

    Eshte eleminuar per mos me tregu.

    Përgjigju
    • Ok.ok: 08/01/2023 11:51

      Ok

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë