Forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë vënë në pranga Siciljan Çakrin, i arrestuar për një çështje që lidhet me trafikun dhe shpërndarjen e drogës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Siciljan Çakri është djali i Petrit Çakrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, bashkë me vëllezërit Kristi dhe Fation Bushgjokaj.
23-vjeçari Renis Dobra u vra në Mat, në korrik të vitit 2025, ndërsa 'blutë' njoftuan se nga pamjet filmike konfirmuan se i riu u rrëmbye dhe u vra nga personat e sipërpërmendur. Pas ngjarjes, Petrit Çakri u arrestua në hyrje të Tropojës.
Ndërkohë Siciljan Çakraj është arrestuar në zonën e Astirit nga Operacionalja, e cila mori informacion për vendndodhjen e tij. Ai pritet të dalë nesër përpara Gjykatës së Tiranës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë











Komente
Komento