
Omer Braja është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Ai është personazh i njohur nga ‘Kafazi i Artë’ dhe njihet për këngët ‘diss’ që i bënte reperit Noizy por me pjesëmarrjen në reality shoë, u takuan dhe dukej sikur çdo gjë shkonte mirë mes tyre.
Braja së bashku me Vasel Koçakun, i arrestuar, patën përplasje me një person në shtëpinë e barit në Londër.
Duke qenë se nuk e gjenin dot personin që pretendojnë se i ka vjedhur 150 mijë euro kur është larguar, Braja dhe Koçaku kanë kërcënuar me jetë të vëllain duke i kërkuar shumën e parave.
Lajmi kryesor:
Dyshonin se i mori 150 mijë paund nga puna në ‘shtëpitë e barit’ në Angli dhe i kërcënonin të vëllanë, prangoset trafikanti në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij








