Dyshonin se i mori 150 mijë paund nga puna në ‘shtëpitë e barit’ në Angli dhe i kërcënonin të vëllanë, prangoset trafikanti në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Dyshonin se i mori 150 mijë paund nga puna në ‘shtëpitë e barit’ në Angli dhe i kërcënonin të vëllanë, prangoset trafikanti në Tiranë! Në kërkim bashkëpunëtori i tij

Foto ilustruese

TIRANË- Një 29-vjeçar ka rënë në pranga në Tiranë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim, pasi kishin kërcënuar me jetë një person që t’i merrnin 150 mijë paund. Policia ka arrestuar Vasel Koçakun, ndërsa në kërkim është shpallur Omer Braja, 39 vjeç. 

Konflikti midis Vasel Koçakut dhe Omer Brajas me shtetasin T.M. ka nisur pasi vëllai i këtij të fundit ka lënë punën në Angli.

Ata pretendojnë se ai u ka vjedhur një sasi prej 150 mijë eurosh kur është larguar nga puna. Burimet nga policia bëjnë me dije se ka dyshime se Koçaku, Braho dhe vëllai i T.M. kishin shtëpi bari në Angli, për të cilën kishin lindur konflikte. Duke mos pasur një kontakt direkt me të ata prej gjashtë muajsh i shantazhonin të vëllanë që ai t'u jepte paratë.

Në javët e fundit, kërcënimet ishte shtuar, saqë ai u detyrua të paraqitej për denoncim në polici. Blutë mundën ta arrestojnë në zonën e Kombinatit.

Koçaku është një person i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:16
I bënte diss Noizyt, kush është Omer Braja që kërkonte 150 mijë euro nga qytetari pas përplasjes për shtëpinë e barit në Londër

1667315951_6400brajas1667303432.jpg

Omer Braja është 39-vjeçari i shpallur në kërkim nga policia e Tiranës. Ai është personazh i njohur nga ‘Kafazi i Artë’ dhe njihet për këngët ‘diss’ që i bënte reperit Noizy por me pjesëmarrjen në reality shoë, u takuan dhe dukej sikur çdo gjë shkonte mirë mes tyre.

Braja së bashku me Vasel Koçakun, i arrestuar, patën përplasje me një person në shtëpinë e barit në Londër.

Duke qenë se nuk e gjenin dot personin që pretendojnë se i ka vjedhur 150 mijë euro kur është larguar, Braja dhe Koçaku kanë kërcënuar me jetë të vëllain duke i kërkuar shumën e parave.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi: 01/11/2022 17:37

    Pse çuna me norma janë këta? S'kanë ç'i bëjnë vllai në Angli e vijnë këtu te fukarai.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania