Po mbahet sot në Tiranë dita e dytë e Samitit të Diasporës. Gjatë diskutimeve, shqiptarët e ardhur nga diaspora i janë drejtuar me pyetje panelistëve.
Një prej tyre, një ish-minator nga Bulqiza, i është drejtuar kreut të grupit të PS Taulant Balla, duke i treguar një problem që ka me një tokë të trashëguar nga gjyshi i tij.
Ai i tha se edhe pse i ka shkruar disa herë Komunës për të zgjidhur këtë shqetësim, nuk i kanë kthyer përgjigje.
Balla e sqaroi për hapat që do duhet të ndjekë, ndërsa i tha ë tej se nëse nuk ka marrë përgjigje, atëherë do ta ndjekë vetë ai këtë shqetësim.
“Meqë paketa e maleve është miratuar, kemi pengesa të theksuara ligjore nga ligji 7501, sepse ne kemi qenë punë shteti, kemi qenë larg vendlindjes dhe nuk kemi pasur mundësi të bëjmë letrat individuale sipas këtij ligji, një ligj kriminal, sepse akoma e sot po vriten bashkëkombësit tanë nga ai ligj famëkeq. Në lidhje me këtë, unë jam dakord me ligjin, por nuk më japin pronën se është në emrin e gjyshit, gjyshi ka vdekur”, tha ish-minatori.
“Nuk ma jep komuna, i kam bërë kërkesë ka 10 vjet, kam shkuar tek noteri…”, iu përgjigj ai më tej Ballës.
“Nuk e ke bërë kërkesën, ma sill mua se do ta ndjek unë”, iu përgjigj Balla.
Lajmi kryesor:
Diaspora në Tiranë/ Rama: Bëhuni pjesë e rrugës drejt BE, projekt i madh sa amaneti i të parëve! Ju përmbushëm të drejtën e votës (VIDEO)











