I bllokoi negociatat, Shkupi miraton “vijat e kuqe” ndaj Sofjes! VMRO: RMV s’mund të negociojë identitetin maqedonas me Bullgarinë

Me votat e 95 deputetëve, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi një rezolutë lidhur me kontestin me Bullgarinë, i cili ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit midis Shkupit dhe Bashkimit Evropian. Rezoluta e propozuar nga VMRO DPMNE-ja në opozitë i detyron institucionet që të mos negociojnë me palën bullgare lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me identitetin maqedonas, gjuhën dhe të kaluarën historike.

“Kërkojmë të respektohen studimet shkencore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë historike, gjuhësore, kulturore. Të respektohen studimet shkencore, sipas të cilave, gjuha maqedonase dhe dialektet e saj kanë vazhdimësi hapësinore dhe kohore. Të zbatohen konventat dhe deklaratat ndërkombëtare pozitive dhe përgjithësisht të pranuara nga Kombet e Bashkuara për të drejtën e vetëvendosjes, si dhe të respektohet vullneti i shprehur lirisht dhe pa kushte për përkatësinë etnike të popullit maqedonas”.

 

Kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski u shpreh mirënjohës ndaj partisë në pushtet, e cila e pranoi propozimin pa asnjë ndryshim.

“Jemi të kënaqur që rezoluta u miratua në formën që u propozua nga grupi ynë në Parlament. Ne e dimë se fjala e kësaj Qeverie nuk do të zgjasë për pesë minuta. Por besojmë se meqenëse rezoluta është një akt i organit tonë më të lartë demokratik, ajo nuk mund dhe nuk duhet të rrëzohet”,  tha Hristijan Mickoski. 

 

Miratimi i rezolutës mund të ndërlikojë procesin e bisedimeve me Bullgarinë, pasi pa një marrëveshje, Sofja nuk pritet të heqë dorë nga vetoja që ka vendosur kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Një rezolutë për “vijat e kuqe” ka miratuar edhe Bullgaria, e cila po ashtu konfirmon se nuk heq dorë nga kërkesa për njohjen nga Shkupi të lidhshmërisë së gjuhës dhe identitetit maqedonas me Bullgarinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë