SHBA – Një mjek nga Tenesi i SHBA është arrestuar pasi akuzohet se ka helmuar gruan e tij prej plotë 14 vitesh, teksa i çonte kafen në shtrat.

Në fakt ky gjest në dukje romantik, fshinte pas një veprim kriminal, pasi mjeku kishte si qëllim të helmonte gruan e tij.
Mjeku Dr. Hal Hill, 52 vjeç është nominuar për një çmim nacional, ndërsa nga ana tjetër prej të paktën pesë muajsh teksa i çonte kafen bashkëshortes në krevat, veç “dashurisë” së tij, i shtonte edhe doza të vogla bariumi, ose në gjuhën popullore, bar miu.

Në fakt, çdo kafe i shkaktonte asaj dhimbje të forta stomaku dhe gjendje të fikëti. Gruaja e mjekut e kuptoi të vërtetën kur e pa vetë të shoqin duke i hedhur substancën fshehurazi në kafe.

Ajo mori një kampion të saj dhe e dorëzoi në Polici. Gruaja u shokua kur mësoi se kishte marrë barium, apo bar miu, dhe një sasi më e madhe do të kishte qenë fatale, por e dallueshme. Ajo nuk po e pinte më kafenë e mëngjesit dhe u bë më mirë. Denoncoi të shoqin dhe fitoi përkohësisht kujdestarinë e fëmijëve, 11 dhe 12-vjeçarë.

(gm/Shqiptarja.com)