TIRANË - I kërkuar për plagosje të rëndë dhe i dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Italia një 32-vjeçar nga Lezha. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë se, Interpol Tirana gjatë ditës së sotme është bërë ekstradimi nga Milano, i Prend Vuka, 32 vjeç, nga Lezha.
 
Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mirditë, me në datën 17 maj 2007, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “plagosjes së rëndë me dashje“ dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.
 
Krimi për të cilin shtetasi Prend Vuka është deklaruar fajtor nga organet e drejtësisë ka ndodhur më datë 11 dhjetor 2006, në qytetin e Rrëshenit, ku pas një debati që ka patur për motive të dobëta me shtetasin Tonin K., e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke e plagosur rëndë.
 
Arrestimi dhe ekstradimi i tij është bërë si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën. Në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas, 32-vjeçari Vuka i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)