Mësueja e gjuhës angleze në një shkollë të Virginias, Cara Alexander është në telashe për shkak se dyshohet të ketë patur lidhje me një minoren. Në pamje të parë ajo mund të duket si një vajzë e pafajshme “ujë dhe sapun”, megjithatë të premten e shkuar Cara Alexander, mësuese në shkollën Woodside High School në Virxhinia, ka përfunduar pas hekurave.

27-vjeçarja i ka dërguar një nxënësi të saj minoren, me të cilin mendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, disa foto provokuese në të cilat shfaqet nudo. Fotot në telefonin e minorenit janë zbuluar nga e ëma e tij, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. Djali, i cili tashmë frekuenton një tjetër shkollë të qytetit, u ka rrëfyer prindërve se ka patur një lidhje sentimentale me mësuesen.

Gjithashtu mësohet se drejtuesit e shkollës kanë marrë menjëherë masa ndaj saj duke i hequr liçensën e mësimdhënies. Megjithatë forcat e policisë janë treguar më të kujdesshme në trajtimin e kësaj çështje. Edhe pse e kanë arrestuar 27-vjeçaren ata janë shprehur se nuk kanë akoma prova të mjaftueshme për kryerjen e marrëdhënie seksuale midis tyre në ambjetet e shkollës.

Ndaj këtyre akuzave kanë reaguar edhe prindërit e fëmijëve të tjerë, të cilët janë shprehur të shokuar duke qenë se sipas tyre Cara Alexander ka kryer gjithmonë detyrën e saj duke u treguar mjaftë korrekte.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)