"I dashuri im kujdeset më mirë sesa ti". Prej 6 muajve gruaja me dy vajzat e mitura shkëput kontaktet me burrin

39-vjeçari i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për t’i bërë një thirrje publike bashkëshortes, e cila prej 10 vitesh jeton në Itali. Sapo u martuan në vitin 2011, çifti vendosën të jetonin në shtetin fqinj, vend në të cilin Astriti jetonte prej 20 vitesh. Në fillim marrëdhënia mes tyre ishte e mirë, deri në momentin kur bashkëshortja i kërkoi të zhvendoseshin nga Bolonja drejt Romës, aty ku jetonte nëna e saj e martuar me një shtetas italian. Astriti nuk pranoi, ndërkohë që kishin ardhur në jetë edhe dy vajzat. Pas refuzimit të tij, 29-vjeçarja merr vajzat dhe largohet nga shtëpia, duke denoncuar bashkëshortin për dhunë psikologjike. Në vitin 2013 nëna me të bijat u strehuan në një qendër nga shërbimi social italian.Veprimin e bashkëshortes, që i ndalon çdo kontakt me të bijat, 39-vjeçari e sheh si shenjë hakmarrje, pasi ishte ai që kërkoi divorcin, pas konflikteve që lindën mes tyre pa mbushur ende tre vite martesë. Babai u nda fizikisht me vajzat në vitin 2015, kur u dëbua nga shteti italian, ndërsa nëna vazhdon të jetojë në Itali ku ka nisur bashkëjetesën me një shtetas italian.

Në vitin 2007 jam njohur me nusen, ndërsa në vitin 2011 bëmë martesën dhe më pas u nisëm në Itali. Ajo kërkoi të ikte tek e ëma, e cila jetonte në Romë. Unë i thashë të vinte ajo ta takonte nëna këtu. Nuk e lashë se nëna jetonte me një shtetas italian.Unë nusen e mora për vete, jo për ta dërguar në Romë. Kështu filluan debatet mes nesh, kur ajo thërriti policinë, ndërkohë që unë isha në punë dhe më denoncoi për dhunë psikologjike. Kur erdha në shtëpi nuk i gjeta aty. Kishte ardhur punonjësja e shërbimit social dhe i kishte marr. Ato u vendosën në një qendër sociale në Pezaro Urbino.

Një muaj pasi u largua nga shtëpia, Matilda kërkoi të kthehet në shtëpi, por Astriti nuk e pranoi më si gruan e tij. Ai i ofroi një tjetër mundësi, atë të marrjes së një shtëpie me qira, pasi përveç fyerjes, që ndjeu si bashkëshort, meraku i vetëm i tij ishin vajzat e mitura, më e vogla 5 muajshe në atë kohë.

Unë i kam takuar gjatë kohës që ishin atje, madje i kam dhënë edhe para. Me vajzat takoheshim nje herë në javë nga një orë. Me Matildën nuk takohesha shpesh. Ajo më kërkoi të vinte në shtëpi, por unë nuk mund ta pranoja më si bashkëshorten time. Mendova se do ta bënte prapë të njëjtën gjë. Unë kërkova të merrja një shtëpi me qira, që të kisha pranë edhe vajzat, por ajo nuk e pranoi këtë gjë. Bëra një sherr në me një punonjës në kuesturë, sepse nuk më lejonte të takohesha me vajzat. Pasi e kërcënova në telefon ai njoftoi policinë dhe me urdhër të prefektit unë kthehem në Shqipëri. Me vajzat jam ndarë në vitin 2015, i kam takuar për herë të fundit kur e madhja ishte 4 vjeçe dhe e vogla 2 vjeçe.

39-vjeçari është i bindur se vendin e tij nuk e zëvendëson askush, por nuk mund ta pranojë faktin, kur bashkëshortja u ka prezantuar si baba të bijave bashkëjetuesin aktual.

Ajo më ka thënë se partneri i saj italian kujdeset për vajzat, më mirë sesa unë. Për këtë nuk jam ndjerë aspak mirë, kjo është e rëndë për mua. I kam të gjitha faturat, që kam paguar çdo detyrim për vajzat, çdo gjë që ata kanë dashur. Nëse ajo i don vajzat, t’u thotë që babai jam unë, Astrit Gjoka. Ata janë gjaku im, nuk ka shanse që ajo të bëjë ç’dojë, që t’i prezantojë për baba, shtetasin italian.

 

Emisioni i plotë

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/06/2021 03:40

    Italiani ndoshta u jep dicka qe nuk vleresohet me fatura,dashurine prinderore dhe nje jete normale ne paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur