Debat për serumin/ I dehuri dhunon mjekun, spitali i Peqinit prej gjashtë vitesh pa roje (VIDEO)

PEQIN-Shënohet një tjetër rast i dhunimit të mjekëve. Një 32-vjeçar është arrestuar në Peqin, pasi mbrëmjen e djeshme nën efektin e alkoolit pas sherrit për serumin ka goditur për shkak të detyrës mjekun Yllkan Topi. I arrestuari qw goditi me shkelma dhe grushte mjekun e urgjencës është Agim Kumbara.

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja ishte në spitalin e Peqinit, ndërsa mjeku që vijon detyrën është shprehur jashtë kamerave se u dhunua me grushte nga i riu, ndërsa falë ndërhyrjes së stafit dhe personave të tjerë që ishin të pranishëm u shmang agravimi i situatës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Me ndryshimet e Kodit Penal dhuna ndaj mjekëve dënohet nga 1 deri në 5 vite burg. Ndërkohë që Report Tv mëson se spitali nuk ka roje prej 6 vitesh për arsye financiare.

Yllkan Topi,  mjeku i dhunuar

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja