LEZHË - Një burrë rreth 60 vjeç mbeti i lënduar rëndë pasi u aksidentua me motorin me të cilin udhëtonte. Aksidenti rrugor ndodhi në aksin Lezhë-Shkodër, ku mësohet se drejtuesi i motorit ka tentuar të manovrojë me shpejtësi pasi i është ndërprerë rruga befasisht nga një qen.

Sipas informacioneve nga gazetarët në terren, është dashur rreth 20 minuta deri në mbërritjen e ambulancës për të transportuar të plagosurin drejt spitalit të Lezhës.

Siç edhe shihet në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com, i plagosuri është tentuar të transportohet me një makinë private, por duke parë gjendjen e tij të vështirë që mund të përkeqësohej me lëvizjen e tij, është pritur deri në mbërritjen e ambulancës.

Ai tashmë ndodhet në spitalin e Lezhës nën kujdesin intensiv të bluzave të bardha.