I dëmtuan blogeres fytyrën, ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja
Antonela Berishaj, Mariela Berishaj dhe Klea Prenga
Dy motrat Berishaj, Mariela dhe Antonela njëra prej të cilave ka qenë dhe ish konkurente e reality show Big Brother dhe “Përputhen” duket se nuk janë aspak të shqetësuara për mandat arrestin firmosur nga policia pasi dhunuan fizikisht duke i thyer shishen e qelqit në fytyrë një 24 vjeçare.
Shkak, sipas hetimeve të tanishme, është se Mariela Berishaj e akuzonte për lidhje paralele intime që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e saj prej një viti.
Instagrami i biznesit të 2 motrave ka vijuar normalisht të përditësohet duke postuar foto ku reklamojnë që të dyja veshjet më të reja. Në fotot e Instagramit të faqes zyrtare të dyqanit ata pozojnë pa asnjë shqetësim para kameras.
Përveç mungesës së ndjesisë së fajit, motrat Berisha duket se po i bëjnë "karshillëk" edhe policisë. Ngjarja u shënua mbrëmjen e 6 gushtit 2024, në një lokal tek Kodra e Diellit në Tiranë. Vetë e dhunuara denoncoi në Instagram ish konkurenten e Big Brother dhe motrën e saj se fshiheshin pas dhunimit duke publikuar dhe foto dhe video pas dhunës ku ajo duket se ka marrë dëmtim të rëndë në fytyrë.
Ish banorja e BBV dhe motra e saj, siç pretendon e reja, e kanë sulmuar dhe kërcënuar me mesazhe se "ky është mësimi që merr kur futesh në mes të familjes".
Por ndërsa në faqen e tyre të biznesit vijon aktivitet në faqen e saj në instagam Antonela Berishaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen ka bllokuar opsionin e komenteve në të gjitha fotot e saj.
Përfshirja e saj në këtë incident të rëndë mesa duket ka shkaktuar shumë reagime negative në faqen e saj zyrtare duke e detyruar të ndërmarrë këtë veprim.
S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3108
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën, reagon Klea Prenga: Jeni në gjyq në Itali për tentativë vrasje (VIDEO)
18 Tetor, 17:21
-
Zbardhet dëshmia në gjyq e motrave Berisha: U provokuam! Kërkoj mëshirë, kam një fëmijë! Avokatja e Marielës: E gatshme ta ndihmojë Klean financiarisht për rehabilitimin e dëmeve fizike
18 Tetor, 15:39
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën
18 Tetor, 13:58
-
Tiranë/ U vetëdorëzuan në polici, shtyhet seanca gjyqësore për motrat Berishaj! Blogerja: Kërkoj drejtësi të plotë (VIDEO)
17 Tetor, 13:50
-
Klea Prenga reagon pas vetëdorëzimit të motrave Berishaj: Kërkoj drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar
17 Tetor, 13:40
-
Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, vetëdorëzohen në Polici motrat Antonela dhe Mariela Berishaj
16 Tetor, 19:41
-
Ish konkurentja e Big Brother dhe e motra i thyen shishen në fytyrë, Klea Prenga humb punën si blogere! Zbardhet akt ekspertiza: Plaga e pariparueshme
9 Tetor, 14:21
-
Dy muaj në arrati, Antonela Berisha dhe e motra strehohen në Dubai! Si u larguan nga vendi me djalin e mitur pasi shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën
5 Tetor, 18:15
-
Motrat Berishaj në kërkim nga policia, reagon sërish Klea Prenga, mesazh nënës së vajzave që e dhunuan brutalisht: E vërteta do dalë në dritë
24 Shtator, 09:40
-
U dhunua nga motrat Berishaj,reagon sërish Klea Prenga: I dashuri im kishte një fëmijë, por nuk ishte i martuar
8 Shtator, 16:03
-
Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës
3 Shtator, 22:14
-
VIDEO/ 'Merr gotën dhe e godet në fytyrë!' Momentet kur Mariela dhe Antonela Berishaj dhunojnë barbarisht Klea Prengën! Ish konkurentja e Big Brother dhe e motra ende në kërkim
26 Gusht, 13:54
Jo, nuk e ka goditur,i duhej nje /cash cow/.Si mund t'a godisnin paten u ben veze te arta?!
PërgjigjuPo burrin e saj e goditi me shishe kjo Marinela!!!
Përgjigju