Mori peng dy persona në 2011, Interpol-i ekstradon nga Belgjika 47-vjeçarin me 2 emra

Mori peng dy persona në 2011, Interpol-i ekstradon nga Belgjika 47-vjeçarin me 2 emra

Foto ilustruese

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Belgjika një shtetas shqiptar i dënuar me 11 vjet burg për vjedhje dhe pengmarrje. Autoritetet belge kishin prangosur pak kohë më parë 47-vjeçarin nga Mamurrasi me dy emra, Martin (Aleksandër) Tusha për llogari të drejtësisë shqiptare. 

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhje me dhunë”. Në 2011-ën, Tusha ka marrë peng dy persona për 24 orë si dhe i ka grabitur në bashkëpunim me një shtetas tjetër. 

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: 

Në datë 11.11.2011, Martin Tusha, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, kanë thirrur në banesën e tyre dy shtetas/punëtor të një dyqani dur-alumini. 

Me të mbërritur në banesë, dy punëtorët janë prangosur nga Tusha dhe janë mbajtur për 24 orë, duke u marrë të gjitha sendet personale dhe një kartë krediti.

Ky shtetas prej disa kohësh fshihej në Belgjikë ku dhe u kap falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Belgjikës dhe në datë 29 06.2018 u krye ekstradimi drejt vendit tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën