Një shqiptar i dënuar për vrasje, është arrestuar në Bolzano të Italisë me qëllim ekstradimi.

Vanxhel Balla 28 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Dibrës, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg për vrasje.

I riu së bashku me vëllain e tij, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës brenda një lokali një 36-vjeçar në Arras të Dibrës. 

Atij i kanë mbetur për të kryer edhe 9 vite burgim dhe pritet të nisin procedurat e ekstradimit drejt vendit tonë.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “The Ëanted”.

Kapet në Bolzano të Italisë një i kërkuar, i dënuar për vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Arrestohet me qëllim ekstradimi shtetasi Vanxhel Balla, 28 vjeç, lindur në Dibër.

Shtetasi Vanxhel Balla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, në vitin 2020, e ka dënuar me 12 vjet burg (mbetur për të kryer 9 vjet burg), për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas, së bashku me vëllain e tij, shtetasin A. B., pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Z alias I. Z

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë