I dënuar me 14 vite burg për plagosjen e një polici në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 45-vjeçari

I dënuar me 14 vite burg për plagosjen e një polici në Vlorë, ekstradohet nga Belgjika 45-vjeçari

RINAS - Është ekstraduar nga Belgjika, 45-vjeçari, Dritan Xhelita i cili akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë e një punonjës të policisë. Ndaj Xhelitës, Gjykata e Apelit  në Tiranë në vitin 2016, e ka dënuar këtë person me 14 vite burgim, pasi në vitin 1998 ka plagosur me armë zjarri shefin e policisë Kriminale, Pirro Ymeri.

Sipas policisë pas publikimit në media të autorit të kësaj ngjarje kanë qenë qytetarët me banim në Belgjikë që kanë njoftuar policinë për Dritan Xhelitën, ku më pas ai është arrestuar dhe ekstraduar në Shqipëri.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë edhe një falenderim për autoritetet policore belge për bashkëpunimin dhe për reagimin profesional e në kohë për rastin konkret.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së