Një 58-vjeçar shqiptar i dënuar me 14 vite burg për vrasje është arrestuar në Greqi.
Dënimi për Albert Kapllanajn është dhënë nga Gjykata e Fierit. Veç vrasjes, ai akuzohet edhe për tentativë vrasjeje e armëmbajtje pa leje.
58-vjeçari do të ekstradohet në Shqipëri.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 14 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasje me dashje në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe i municionit”.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente





