Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Alesjo Abdija është i dënuar nga autoritetet italiane me 6 vjet e gjysmë burg si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në vitin 2024, Gjykata e Perugias e ka dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma janë në bashkëpunim për finalizimin e ekstradimit të 38-vjeçarit drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 77”.

Në kuadër të operacionit u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Alesjo Abdija, 38 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata e Perugias, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.