SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Bëhet fjalë për Fatlum Murçajn, i cili është shpallur në kërkim pasi Gjykata e Milanos i kishte caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ nën akuzën se ishte pjesëtar i një bande kriminale ku parashikohet dënim deri në 20 vjet burgim për këtë vepër.
Murçaj do të ekstradohet drejt Italisë.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët italianë, për ekstradimin e shtetasit F. M.
Komento