SKANDALI/ U kap në 2014 me 15 kg heroinë në Itali dhe u dënua në Gjykatën e Apelit, arrestohet 42-vjeçari që punonte si doganier në Durrës! Babai me agjenci doganore (EMRI)

DURRËS- Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal të përmasave të mëdha. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit në Itali e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vetëm që vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në sektorin e kontrollit të importeve në Portin e këtij qyteti.

Arrestimi i tij është bërë pikërisht në vendin e punës, në Port, thonë burime të sigurta për Report Tv, duke dhuruar një shfaqjeje aspak të këndshme për punonjësit. Operacionin për kapjen e 42-vjeçarit në vendin e punës, policia e percolli nëpërmjet një njoftimi krejtësisht të thjeshtë, ku në asnjë rresht nuk shkruan se bëhët fjalë për një doganier të arrestuar, që prej disa kohësh ishte në kërkim nga autoritetet. 42-vjeçari kishte mbi 5 vite i punësuar dhe ka qenë në hetim nga Interpol dhe Policia, por së fundmi u ka ardhur njoftimi për ekstradimin. Mandija tashmë do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" .

42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni ku iu gjetën 15 kg heroine, 15 mijë euro, 5 telefona celularë, tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.

"Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" . Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal italian.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë", thuhet në njoftimin e policisë. 

Skandali lidhur me doganierin e arrestuar në Durrës Julian Mandija është thelluar. Ndonëse punonte në doganën e Durrësit, ai së bashku me të atin Ilir Mandija prej 20 vitesh drejtonin një agjenci dogane në konflikt të hapur interesi. Ata ushtronin aktivitetin e tyre të pashqetësuar ndonëse në dijeni të tij ishin të gjithë kolegët dhe shumica e zyrtarëve të portit të Durrësit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:55
Skandali në Durrës/ Doganieri i arrestuar për drogë, babai i tij drejtonte një agjenci doganore në konflikt të hapur interesi

Thellohet skandali i Julian Mandijës, doganinerit të arrestuar sot në Portin e Durrësit, aty ku punonte doganier ndërkohë që në Itali kishte një dënim për trafik droge.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se babai i tij, Ilir Mandija drejton një agjenci doganore, duke qenë në konflikt interesi të hapur, pasi i biri është doganier.

Këtë aktivitet babë e bir e ushtronin të pashqetësuar edhe pse në dijeninë e kolegëve dhe shumicës së zyrtarëve. Agjencia doganore e drejtuar prej babait të Mandijës, ka rreth 20 vite që operon.

Ndërsa e ëma e Julianit është Zana Mandija, e cila ka punuar si sekretare e gjykatës së Apelit në Durrës.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tano karidi: 23/09/2021 17:25

    Ku ka zyrtar e bodigarda e polic te fort atje qemos ke qen në burg.

    Përgjigju
  • Eni: 23/09/2021 13:41

    Keni te denuar me burg drejtore ke tatimet ...disa

    Përgjigju
  • Shoku: 23/09/2021 13:32

    Ky ka qene nona ne dogane melcite varur ne qafe, kush e di sa buke misri ka kalu.

    Përgjigju
  • Erbi: 23/09/2021 12:37

    E ku qendron skandali ktu?? E para qe tpunosh ne administraten shteterore duhet deshmi penaliteti dhe zotnia siduket ska qene i denuar ne Shqiperi. E dyta qe te vendoset denimi perfundimtar ne Itali kalojne ca kohe kshtuqe ky tipi vepren penale e ka kryer ne nji tjeter shtet, pra ska asgjo per skandaloze ktu. Problemi dhe skandali qendron tek ata te denuar ne shtetin tone qe punojne ne administraten shteterore. Pra perpara se te beni shkrime "bombastike" nonsens gazetari i mirfillte informohet e me pas shkruan, nqs flasim per gazetari, ndryshe mund ta quajme partime-llek konviktoresh

    Përgjigju
  • Njoni: 23/09/2021 12:32

    Pse osht skandal kjo osht normale poti shikoni shum zyrtar në bashki polici e kudo kan lidhje te forta Me kriminelet . Dhe shum nga keta Jane te denuar. Jena në shqiperi.

    Përgjigju
  • Grida Suma: 23/09/2021 11:56

    "Gjykatat" shqiptare, ato me zyrat tek rruga e Elbasanit, patjetèr qè do ti dènojnè vemjet miliardere tè zbritura nga provinca nè kryeqytet. Njè komb qè poshtèrohet çdo ditè nga perversiteti i tipave si Ilir Meta apo bashkshortja e tij DOKTORRESHÈ, nga Saliu komunist i bjeshkève, ÈSHTÈ ME FAT, ti vijè njè ndihmè e tillè si mundèsi e dytè. Nèse kjo ndihmè nuk do tè ishte, ajo sipèrfaqe toke dhe uji qè sot quhet Shqipèri, nè njè tè ardhme tè shpejtè do mbushej me bangladeshas dhe indianè. Shqiptarèt fjalèshumè dhe pordhacè, qè nuk ishin kurrè tè zotè tè rregullonin shtèpinè e tyre, do kullandrisnin ato tè botès pastaj. Atè gjè, dinè ta bèjnè nè mènyrè perfekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale