TIRANE - 52-vjeçari italian Giovanni Indelicato i dënuar nga gjykata shqiptare me 5 vjet burg për trafik droge, është ekstraduar të premten nga Rinasi në Itali për të vuajtur në atdhe pjesën e mbetur të dënimit.
Italiani u arrestua dy vjet më parë më 23 nëntor të 2013 në Kakavijë pasi në makinën që ai drejtonte policia kufitare zbuloi 24.4 kilogramë lëndën narkotike marijuanë.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë e dënoi më 8 maj të 2014-ës italianin Indelicato me 5 vite burg për shkelje të rënda të Ligjit Federal mbi lëndët Narkotike. Ku vendim është njohur nga Gjykata e Apelit të Palermos më 29 prill të këtij viti, ndërsa dje u finalizua ekstradimi i tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com