I dënuar me 26 vite për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani, i cili ndodhet aktualisht ndodhet në ‘arrest shtëpie’ , u shoqërua sot për në Apelin e Posaçëm për seancën e radhës për të njëjtën çështje, por seanca u shty.
Seanca është shtyrë për në datën 7 korrik pasi pasi avokatët e Ilir Selmanit nuk kishin përgatitur konkluzionet. Ai do të vijojë të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’, masë e cila iu caktua pasi afati i paraburgimit skadoi dhe Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në Apelin e GJKKO-së.
Trupa gjykuese i miratoi atij kërkesën për të ndërruar vendbanimin për shkak të kushteve jo të mira ku qëndron aktualisht. Të hënën në mbrëmje pranë banesës së tij që ruhet nga forca të shumta policie, u arrestua me armë Emiljano Nina, një prej personave më të afërt të Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje.
Selmani është shpallur fajtor nga GJKKO si pjesë e klanit ‘Duka’ për ekzekutimin e Santiago Malkos më 19 gusht 2019. Malko konsiderohej si krahu i djathtë i ish-bosit të lojërave të fatit.
Komente










